Politika 3 May 2025, 08:41 Nga VNA

Celibashi garanton shkelësit e kodit: Nuk ka burg, por vetëm gjobë

Ndaje në Whatsapp
Celibashi garanton shkelësit e kodit: Nuk ka burg, por vetëm

Live në telefon në emisionin “Zonë e Lirë”, një debat mes moderatori Arjan Çani dhe Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ky i fundit ka treguar tolerancë të dukshme mbi ndalimin e sondazheve në prag të zgjedhjeve.

Dialogu i plotë:

Çani: Unë dua të bëj një sondazh të martën, por më thonë që ndalohen sondazhet javën tjetër.

Celibashi: Nuk e bën dot, ka ndalim ligjor.

Çani: Po si, dënohem me gjobë apo ka edhe ndonjë dënim tjetër?

Celibashi: Dënimi është gjobë 5 milion.

Çani: Po vetëm kaq? Domethënë nëse unë bëj sondazhin dhe paguaj gjobën, kaq është?

Celibashi: Nëse po pyet “a shkon në burg”, jo, nuk shkon në burg.

Çani: Domethënë unë flas me pronarin, po të jetë ai dakord që paguajmë gjobën, mund ta bëj sondazhin?

Celibashi: Nuk e publikon dot sondazhin.

Çani: Po unë paguaj gjobën dhe e shfaq sondazhin.

Celibashi: Shiko, merr konsultë juridike se nuk bën që unë të bëj edhe gjyqtarin edhe konsulentin.

Çani: I madh, natën e mirë.

Sqarimi i Munguar nga Komisioneri

Edhe pse Celibashi sqaroi se Kodi Zgjedhor ndalon publikimin e sondazheve në pesë ditët para zgjedhjeve, dialogu la vend për interpretime që mund të perceptohen si tolerancë ndaj shkeljes së ligjit. Zoti Celibashi nuk mund të mos e dijë se shkelja e këtij ndalimi përbën vepër penale, pasi konsiderohet ndikim i paligjshëm në procesin zgjedhor.

Kodi është i qartë: publikimi i sondazheve gjatë periudhës së ndalimit është më shumë se një shkelje administrative që përballet vetëm me gjobë. Ai konsumohet si një akt që minon procesin zgjedhor dhe mund të ketë pasoja të tjera ligjore.

Si drejtues i KQZ, Ilirjan Celibashi ka për detyrë të qartësojë median dhe publikun prerazi: çdo përpjekje për të shmangur këtë ndalim ligjor përbën një veprim të papranueshëm dhe të dënueshëm, sipas Kodit Zgjedhor. Ndalimi në Kod nuk është opsion, por është detyrim. Më së paku, Komisioneri i Zgjedhjeve duhet të kishte artikuluar qartë: “Nuk sugjeroj shkeljen e Kodit.”

Sepse për të tjerat, ndoshta ka kohë dhe institucione të tjera që vëzhgojnë dhe vetë Komisionerin.

Video

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme të shkaktuara nga tajfuni “Dolphin” kanë shkaktuar situata të rrezikshme në provincën Zhejiang të Kinës. Një kamion u përmbys në një parkim si pasojë e erërave të forta. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët tregojnë momentin kur mjeti ngrihet nga toka dhe përmbyset nga fuqia e erës. Tajfuni “Dolphin” solli paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona. Sipas raportimeve, ai është cikloni tropikal më i fuqishëm që ka goditur Kinën këtë vit.

Një avion privat i tipit Hawker Beechcraft 400A është përplasur me një automjet shërbimi në aeroportin Milano-Linate, në Itali. Përplasja nuk shkaktoi të lënduar. Ngjarja solli disa vonesa në operimet e aeroportit, të cilat po rikthehen gradualisht në normalitet. Dy fluturime që po mbërrinin në Linate u devijuan drejt aeroporteve Orio al Serio dhe Milano-Malpensa.

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme