Politika 2 May 2025, 21:51 Nga VNA

Fushata për 11 majin/ Rama edhe në Dibër premton 1 mln turistë. Berisha në Tiranë zotohet do u kthejë tokat pronarëve, në Fushë Krujë faljen e gjobave

Ndaje në Whatsapp
Fushata për 11 majin/ Rama edhe në Dibër premton 1 mln

Teksa ndodhemi 9 ditë para zgjedhjeve, Rama dhe Berisha vijojnë të intensifikojnë takimet elektorale në qarqet kryesore të vendit.

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ishte në Burrel dhe Dibër. Ndryshe nga takimet e tjera, Rama në Dibër ishte me drejtues politik, pasi përveç Blendi Klosit me vete kishte marrë edhe Belinda Ballukun e cila kishte lënë për këtë takim edhe fushatën në Fier ku është caktuar drejtuese në këto zgjedhje.

Në fjalën e tij, Rama kishte ruajtur premtimin për 1 milionë turistë edhe për Dibrën, një ditë pasi këtë e kishte thënë edhe në Kukës.

“Kjo zonë do të pësojë një nga transformimet më të mëdha që kanë pësuar zonat e Shqipërisë dhe mos u çudisni fare që në fund të kësaj dekade kjo zonë të numërojë 1 milionë turistë” – tha Rama.

Ai gjithashtu shigjetoi edhe partitë e reja, të cilat i krahasoi me LSI-në pasi sipas tij, të re kanë vetëm moshën e kryetarëve.

“Apo janë ca parti të reja, që të re kanë moshën e kryetarëve. Ato janë rikthimi në fushë i fushës së vjetër të të ndjerës LSI. Ekzakt me këto partitë e reja. Po ta kemi ne në dorë në 11 maj, do shkojmë në zgjedhje të parakohshme” – tha Rama, që ndër të tjera i premtoi edhe reperit Noizy që ishte i pranishëm në takim, se do vendoste emrin e tij një rruge të kësaj zone.

Nga krahu tjetër, lideri i opozitës Sali Berisha, zhvilloi takime në Tiranë, Fushë Krujë dhe në Kurbin. Takimi në kryeqytet ishte me familje tiranse, të cilave vijoi t’u premtojë se në mandatin e tretë të tij do zgjidh problemin e pronave.

“Së dyti, në 4 vite, cilado që të jetë kosto, ne do të zgjidhimin në mënyrë përfundimtare çështjen e pronës në Shqipëri. Ne do të bëjmë kompensimin e kthimit të pronës aty ku është pa asnjë kufizim, kompensimin monetar të saj ose kompensimin përkatës me troje”, tha Berisha.

Ndërsa në takimin me qytetarët e Fushë-Krujës, kryedemokrati u zotua se me ardhjen e tij në pushtet pas zgjedhjeve të 11 Majit, ai do të falë të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat e KESH-it, ujit dhe gjobat e policëve bashkiakë.

 

 

Video

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme të shkaktuara nga tajfuni “Dolphin” kanë shkaktuar situata të rrezikshme në provincën Zhejiang të Kinës. Një kamion u përmbys në një parkim si pasojë e erërave të forta. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët tregojnë momentin kur mjeti ngrihet nga toka dhe përmbyset nga fuqia e erës. Tajfuni “Dolphin” solli paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona. Sipas raportimeve, ai është cikloni tropikal më i fuqishëm që ka goditur Kinën këtë vit.

Një avion privat i tipit Hawker Beechcraft 400A është përplasur me një automjet shërbimi në aeroportin Milano-Linate, në Itali. Përplasja nuk shkaktoi të lënduar. Ngjarja solli disa vonesa në operimet e aeroportit, të cilat po rikthehen gradualisht në normalitet. Dy fluturime që po mbërrinin në Linate u devijuan drejt aeroporteve Orio al Serio dhe Milano-Malpensa.

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme