Politika 3 May 2025, 12:33 Nga VNA

Fushata për 11 majin/ Rama në Gjirokastër nga ofendimi për autikët në premtime për ta. Berisha zotohet se do bëjë “Peqinin madhështor” me programin e PD

Ndaje në Whatsapp
Fushata për 11 majin/ Rama në Gjirokastër nga ofendimi për

Kryeministri Edi Rama nisi takimet elektorale ditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës. Rama mesa duket nuk i ka dalë e keqja me gafën që bëri, kur krahasoi kundërshtarët e tij me autikët, pasi në fjalën e tij shpiku premtimin e radhës për këtë kategori duke thënë se do të dyfishohet mbështetja për nënat e tyre që nga buxheti i vitit të ardhshëm.

“Tek programet për mbrojtjen sociale. Janë një sërë programesh që ne i kemi hapur rishtaz. Për të gjithë fëmijët autikë, ose me aftësi të tjera të veçanta ne do të dyfishojmë që në buxhetin e vitit të ardhshëm mbështetjen për nënat e tyre”, tha Rama.

Ndonëse zë pjesën më të madhe të kohës televizive dhe atyre online, për të cilën shpesh është shprehur se “ndonjë ditë do u dalë dhe në frigorifer qytetarëve”, kreu i PS sot hodhi kritika për mediat dhe portalet se po çmendin qytetarët. Madje, Rama tha se gënjeshtra vazhdon edhe me videot që nxjerrin me deklaratat e tij në fushata e mëparshme premtonte ujë 24 orë dhe rrugë.

“Kur dëgjon që është për natë, e për natë, e përditë e përditë, hyn nëpër ekrane, nuk merr vesh i pari me të dytin, dëgjon vetëm gjëra që janë në rastin më të mirë gjysmë të vërteta, që siç thotë një fjalë e mençur, janë edhe gënjeshtrat më të mëdha. Dhe pastaj hyn nëpër portale një çmenduri tjetër. Shkon nëpër ato sociale, një luftë atje bam e bume, bam e bum.

Domethënë është çmenduri ‘nuk ka rrugë nëpër fshatra, kur do filloni ju rrugët nëpër fshatra’, çmenduri. Ndërkoh që njerëzit që jetojnë në fshat e dinë, edhe nxjerrin ato që kam thënë unë dikur edhe me demek ja, ujë i pijshëm, prap s’ka. Domethënë është çmenduri. ‘Nuk ka rugë nëpër fshatra, kur do filloni ju rrugët nëpër fshatra’, çmenduri. Ndërkoh që njerëzit që jetojnë në fshat e dinë” – tha Rama.

Kryeministri më tej sulmoi sërish partitë e reja duke thënë se janë “farë e keqe që polli LSI-në”, ndërsa shtoi se nuk duhet lënë që të mbijnë.

Ndërsa kreu i PD, Sali Berisha, u ndal sot në qytetin e Peqinit, ku vijoi me premtimet e zakonshme ku tha se “vota juaj me 11 Maj do të jetë votë për të kursyer xhepat e shqiptarëve 800 milionë euro dhe kjo nuk është pak se kjo kthehet në të mira për shqiptarët dhe familjet e tyre”.

Kreu i PD gjithashtu tha se Peqini madhështor do jetë Peqini i bizneseve që zgjerohen dhe lulëzojnë, që mëkëmbën dhe pasurohen nga muaji në muaj dhe viti në vit.

Berisha nuk la pa komentuar edhe takimin elektoral të Ramës në Dibër bashkë me reperin Noizy, duke thënë se “tallet me me shqiptarët. Merr daullen dhe i bie daulles. Gjen dhe Noizy-n me Lamborghini, po Lamborghini i Noizy nuk është pensione, nuk është rroga, ai ta gëzojë por ç’punë ka pensionisti me të” – u shpreh ndër të tjera lideri i PD.

Video

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme të shkaktuara nga tajfuni “Dolphin” kanë shkaktuar situata të rrezikshme në provincën Zhejiang të Kinës. Një kamion u përmbys në një parkim si pasojë e erërave të forta. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët tregojnë momentin kur mjeti ngrihet nga toka dhe përmbyset nga fuqia e erës. Tajfuni “Dolphin” solli paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona. Sipas raportimeve, ai është cikloni tropikal më i fuqishëm që ka goditur Kinën këtë vit.

Një avion privat i tipit Hawker Beechcraft 400A është përplasur me një automjet shërbimi në aeroportin Milano-Linate, në Itali. Përplasja nuk shkaktoi të lënduar. Ngjarja solli disa vonesa në operimet e aeroportit, të cilat po rikthehen gradualisht në normalitet. Dy fluturime që po mbërrinin në Linate u devijuan drejt aeroporteve Orio al Serio dhe Milano-Malpensa.

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme