Politika 3 May 2025, 16:53 Nga VNA

PS dhe PD kryqëzojnë KQZ për problematikat me votën e diasporës/ 20 mijë emigrantë që ende nuk kanë marrë fletën e votimit, rrëzojnë deklaratën e Celibashit

Ndaje në Whatsapp
PS dhe PD kryqëzojnë KQZ për problematikat me votën e

Diaspora po përballet me probleme në marrjen e zarfeve të votimit, dhe kjo situatë ka shqetësuar të dy partitë e mëdha, PS dhe PD. Ankesat më të mëdha kanë ardhur nga Greqia, ku qytetarët po hasin vështirësi në tërheqjen e zarfeve në adresë, ndërsa shkuarja dy herë për të marrë fletën e votimit është një nga problematikat më shqetësuese. Deri më tani, raportohet se rreth 20 mijë emigrantë nuk e kanë marrë ende zarfin nga posta.

Për këtë situatë ka pasur reagime nga të dyja partitë kryesore. Kryeministri Rama, nga Gjirokastra, ku mbylli fushatën elektorale, i bëri thirrje shqiptarëve të Greqisë që ende nuk e kanë marrë zarfin me fletën e votimit për shkak të vonesave nga DHL, që të shkojnë vetë dhe ta marrin zarfin për ta dërguar në Tiranë.

Ndërkohë, demokratët e shprehën shqetësimin e tyre edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), përmes përfaqësuesit ligjor Franc Nuri, i cili akuzoi kompaninë DHL për shkelje të protokolleve dhe paralajmëroi një denoncim në SPAK. Para tre ditësh, drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli, gjatë një konference për mediat i bëri thirrje KQZ që të kërkojë nga DHL të përmbushë detyrimet ligjore logjistike, duke theksuar se thyerja e afateve cënonte votën e shqiptarëve dhe mund të dëmtonte integritetin e zgjedhjeve.

Problemet e hasura me votën e emigrantëve, të cilat kanë kushtuar 13 milionë euro për shtetin shqiptar, kanë përgënjeshtruar deklaratën e Celibashit të datës 16 prill të këtij viti, kur ai mburrej publikisht se votimi nga jashtë “konsiderohej i kryer”.

 

[video width="624" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/vna.al/wp-content/uploads/2025/05/WhatsApp-Video-2025-05-03-at-4.11.33-PM.mp4"][/video]

 

Video

Pas deklaratës së Zelenskit në Beograd, protestuesit në ditën e 71 kaluan para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës me thirrjet “UÇK” Arsyeja ka lidhje me deklaratën e djeshme të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ai konfirmoi se Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ndaj protestuesit kanë marshuar para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës. Gjatë kalimit pranë selive diplomatike, ata kanë brohoritur “UÇK”, duke e kthyer protestën në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj qëndrimit të Kievit, i cili në Tiranë dhe Prishtinë u prit me pakënaqësi .

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

Një peshk i madh është filmuar duke ndjekur nga afër një pushues në plazhin e Marbellës, në Spanjë. Pamjet tregojnë momentin kur peshku i afrohet pushuesit, duke shkaktuar habi dhe kuriozitet te personat që ndodheshin pranë bregut.

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme