Politika 3 May 2025, 22:23 Nga VNA

Belinda Balluku i "sul" Zegjinenë, Gazment Bardhi e quan Ms.Bela Mafia

Ndaje në Whatsapp
Belinda Balluku i "sul" Zegjinenë, Gazment Bardhi e quan Ms.Bela

Dueli Gazment Bardhi-Belinda Balluku ka vijuar në një tjetër nivel, në mes ka hyrë Zegjineja, një vajzë e re kandidate për deputete në Qarkun e Fierit. Herë pas herë kjo e fundit ironizon Bardhin. Madje së fundmi ajo ka bërë një video ku thotë se takimi elektoral i PD-së në Fier ishte dështim me fishekzjarre. Duke injoruar Zegjinenë, Gazment Bardhi  ka shënjestruar Belinda Ballukun, e ka quajtur "MS.Bela Mafia", dhe duke i kujtuar kësaj të fundit se çfarë ka gjetur SPAK në telefonin e saj. Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan "Ç’nuk ka gjetur SPAK nëpër telefona për Ms. BelaMafian dhe kjo shastiset pse ne do të trajtojmë njësoj me status si minatorët, dhe naftëtarët! Sa për aperitiv fundjave këto: -50 milionë euro të avulluar tek Tuneli i Llogarasë -180 milionë euro të djegura për shitblerjen e energjisë -45 milionë euro të djegura me “Tigri 1” dhe “Tigri 2” -70 milion euro korrupsion për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në Tiranë. Ms. BelaMafia, lëre Zotin rehat sonte. Thirre në ndihmë, kur të të vijë radha për të zënë qelinë në burgun  e grave në Pojskë".

Video

Drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, paraqitet në SPAK për të dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres.

Fjalët i tha, por prova vjen te kartoni: A do ta sfidojë vërtet Elisa Spiropali Edi Ramën? Përgjigjen do ta japë vota e saj për Reformën e re Territoriale.

Viola Haxhiademi, aktualisht drejtuesha e KESH, e besuara e Belinda Ballukut, gjithashtu u paraqitën sot në SPAK për të dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres.

Situata jashtë parlamentit, teksa brenda në seancë diskutohet për Reformën Territoriale

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme