Politika 3 May 2025, 21:42 Nga VNA

Pronat në Himarë, Rama shmang deklaratat,  zbulon projektet e reja

Ndaje në Whatsapp
Pronat në Himarë, Rama shmang deklaratat,  zbulon projektet e

Nga Himara ku mori pjesë në çeljen e sezonit turistik, Edi Rama shmangu deklaratat për zgjidhjen konkrete për çështjet e pronësisë duke devijuar fjalën e tij për projektet në këtë qytet. Sa i takon titujve të pronësisë Rama tha se puna do të vijojë edhe pas fushatës. Gjithashtu foli për projektet e reja në këtë zonë, nga krijimi i sheshit kryesor, te parking i makinave, ndërsa bëri batuta edhe me kryebashkiakun Vangjel Tavo. Rama: Ne do të vazhdojmë të punojmë, të përpiqemi, të shtyjmë përpara dhe gjëja më e mirë në këtë terrtitor ka rënë një qetëso dhe ndihet një energji pozitive. Pas mbylljes së fushatës, të fokusohemi te punët që duhet të vazhdojmë në këtë territor. Kemi mbyllur një pjesë të çështjes së pronësisë me shtëpitë e vjetra, por e di shumë mirë që puna vazhdon me pjesë të tjera që kanë të bëjnë me pronësinë. Projektet Rama: Kemi folur me Vagjelin për qendrën e Himarës. Nuk e ka një qendër, ka një tmerr aty. Kemi folur për parkingun e madh nëntoksor te Stadiumi. Do të bëjmë një gjë spektakolare me parkingun. Kemi folur për Borshin, për zonat e tjera. Dhërmiu do të jetë komplet tjetër falë punës së Mirelës dhe Vangjelit, janë të dy gjirokastritë.

Video

Pas deklaratës së Zelenskit në Beograd, protestuesit në ditën e 71 kaluan para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës me thirrjet “UÇK” Arsyeja ka lidhje me deklaratën e djeshme të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ai konfirmoi se Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ndaj protestuesit kanë marshuar para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës. Gjatë kalimit pranë selive diplomatike, ata kanë brohoritur “UÇK”, duke e kthyer protestën në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj qëndrimit të Kievit, i cili në Tiranë dhe Prishtinë u prit me pakënaqësi .

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

Një peshk i madh është filmuar duke ndjekur nga afër një pushues në plazhin e Marbellës, në Spanjë. Pamjet tregojnë momentin kur peshku i afrohet pushuesit, duke shkaktuar habi dhe kuriozitet te personat që ndodheshin pranë bregut.

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme