Politika 3 May 2025, 21:32 Nga VNA

Sali Berisha nga Vlora: I jam betuar Ismail Qemalit se Ramën do t’a largoj nga Shqipëria

Ndaje në Whatsapp
Sali Berisha nga Vlora: I jam betuar Ismail Qemalit se Ramën do t’a

Në mitingun përmbyllës në Vlorë, kreu demokrat Sali Berisha u betua mbi figurën e themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit, se Edi Ramën do t'a largoj nga Shqipëria. Nga sheshi i flamurit, Berisha ftoi vlonjatët dhe shqiptarët të qëndrojnë, të jenë të fortë sepse ora e historisë i fton. "Jam këtu, në këtë shesh, sepse kur erdha për herë të parë në Vlorë, përpara monumentit të Ismail Qemalit, bëra një betim: Se këtë tradhtar do ta largoj nga Shqipëria, do t'a çoj në Beograd. Do ta bëj këtë për Vlorën, për shqiptarët. Edi Rama, je në rreth të kuq. Fundi të pret!"-tha Berisha. Për të përforcuar deklaratën e tij, Berisha kërcënoi Ramën duke deklaruar se nuk mund të luash me fatin e Shqipërisë, as me dinjitetin e shqiptarëve.

Video

Pas deklaratës së Zelenskit në Beograd, protestuesit në ditën e 71 kaluan para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës me thirrjet “UÇK” Arsyeja ka lidhje me deklaratën e djeshme të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ai konfirmoi se Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ndaj protestuesit kanë marshuar para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës. Gjatë kalimit pranë selive diplomatike, ata kanë brohoritur “UÇK”, duke e kthyer protestën në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj qëndrimit të Kievit, i cili në Tiranë dhe Prishtinë u prit me pakënaqësi .

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

Një peshk i madh është filmuar duke ndjekur nga afër një pushues në plazhin e Marbellës, në Spanjë. Pamjet tregojnë momentin kur peshku i afrohet pushuesit, duke shkaktuar habi dhe kuriozitet te personat që ndodheshin pranë bregut.

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme