Politika 4 May 2025, 10:59 Nga VNA

PD denoncon procesin e votimit të emigrantëve në Athinë: “Një plan i mirëorganizuar për manipulim vote”

Ndaje në Whatsapp
PD denoncon procesin e votimit të emigrantëve në Athinë:

Kryetari i Partisë Demokratike në Athinë, Alfred Fizi, ka reaguar me tone të forta ndaj mënyrës së administrimit të votës së emigrantëve shqiptarë jashtë vendit, duke e cilësuar procesin si të dështuar dhe të manipuluar qëllimisht. Në një deklaratë publike në rrjetin social Facebook, Fizi ngriti alarmin për mënyrën e shpërndarjes dhe grumbullimit të zarfeve me fletë votimi në Greqi, sidomos në kryeqytetin Athinë.

“Të përfundojnë zarfet me fletët e votimit të emigrantëve në pika bastesh e të braktisur në hyrje pallatesh, dhe aq më keq që mos të dijë askush se kush i merr e kush i dorëzon, nuk është vetëm dështim i këtij procesi por një plan i studiuar nga mëndje perverse që e kanë zakon vjedhjen e votës,” shkruan Fizi.

Fizi i bëri thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë menjëherë për të siguruar një proces të ndershëm dhe transparent për votuesit emigrantë, duke garantuar integritetin e votës së tyre dhe shmangien e çdo tentative për manipulim.

Ndërkohë, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka deklaruar se procesi po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe se deri më tani nuk është raportuar asnjë problem.

Video

Drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, paraqitet në SPAK për të dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres.

Fjalët i tha, por prova vjen te kartoni: A do ta sfidojë vërtet Elisa Spiropali Edi Ramën? Përgjigjen do ta japë vota e saj për Reformën e re Territoriale.

Viola Haxhiademi, aktualisht drejtuesha e KESH, e besuara e Belinda Ballukut, gjithashtu u paraqitën sot në SPAK për të dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres.

Situata jashtë parlamentit, teksa brenda në seancë diskutohet për Reformën Territoriale

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme