Politika 4 May 2025, 11:08 Nga VNA

Berisha me mesazh urgjent për emigrantët: “Votoni kundër narkodiktaturës”

Ndaje në Whatsapp
Berisha me mesazh urgjent për emigrantët: “Votoni kundër

Sali Berisha ka shpërndarë një mesazh urgjent drejtuar strukturave të Partisë Demokratike, kandidatëve për deputetë, si dhe të gjithë mbështetësve brenda dhe jashtë vendit, duke e cilësuar këtë javë si vendimtare për fatin e Shqipërisë.

Në thirrjen e tij, Berisha u kërkon drejtuesve politikë të qarqeve, kryetarëve të degëve dhe çdo mbështetësi të PD-së të bëjnë gjithçka të mundur për të kontaktuar çdo qytetar shqiptar në emigracion, veçanërisht ata në vendet fqinje, të cilët ende nuk janë regjistruar për të votuar.

“Bëni çdo përpjekje të mundshme që çdo qytetar në emigracion, veçanërisht në vendet përreth që njohim dhe nuk është regjistruar, të kontaktohet dhe t’i kërkohet të vijë në një mision të veçantë e historik, për votim kundër narkodiktaturës!” – shkruan Berisha.

Ai e cilëson këtë moment si një përpjekje historike për të rikthyer demokracinë dhe lirinë në Shqipëri, duke theksuar se vota e emigrantëve është thelbësore për ta bërë ndryshimin të mundur.

Video

Drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, paraqitet në SPAK për të dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres.

Fjalët i tha, por prova vjen te kartoni: A do ta sfidojë vërtet Elisa Spiropali Edi Ramën? Përgjigjen do ta japë vota e saj për Reformën e re Territoriale.

Viola Haxhiademi, aktualisht drejtuesha e KESH, e besuara e Belinda Ballukut, gjithashtu u paraqitën sot në SPAK për të dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres.

Situata jashtë parlamentit, teksa brenda në seancë diskutohet për Reformën Territoriale

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme