Politika 4 May 2025, 15:38 Nga VNA

Incident me një mjet të tonazhit të rëndë, reagon Bledjon Nallbati: “Ishte një situatë e tensionuar, kërkoj hetim nga SPAK”

Ndaje në Whatsapp
Incident me një mjet të tonazhit të rëndë, reagon

Kandidati i PDASHM për qarkun e Korçës, Bledjon Nallbati, ka reaguar pas një incidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00, ku ai dhe vëllai i tij u përfshinë në një përplasje me një mjet të tonazhit të rëndë.

Përmes një deklarate publike, Nallbati ka pranuar se situata ishte e papritur dhe e tensionuar, duke theksuar se duhej të kishte treguar më shumë maturi përballë provokimeve. “Jam njeri para se të jem politikan. Pranoj me përgjegjësi që emocioni prevaloi, por nuk ka pasur dhunë të qëllimshme. Dënoj çdo formë dhune, qoftë verbale apo fizike,” u shpreh ai.

Ai ka kritikuar ashpër reagimin e policisë, duke e cilësuar si të diktuar nga faktorë politikë. “Ne telefonuam policinë për të sqaruar situatën. Palët firmosën deklarata se nuk kishin pretendime ndaj njëra-tjetrës, por me urdhër politik nga ministri Niko Peleshi, çështja u transferua në Korçë dhe ndaj nesh u ngrit një akuzë e pabazë,” deklaroi Nallbati.

Në fund të deklaratës së tij, kandidati i PDASHM i bëri thirrje SPAK-ut të ndërhyjë për të zbardhur të vërtetën. Ai kërkoi që të merren pamjet filmike të ngjarjes dhe të hetohen të gjitha rrethanat pa ndikim politik. “Kam informacion se drejtori i Policisë së Qarkut Korçë është thirrur dhe ka pezulluar shefin e komisariatit dhe shefin e krimeve. Ftoj institucionet e drejtësisë të veprojnë realisht dhe me paanësi,” përfundoi Nallbati.

Video

Berisha sfidon protestën qytetare.

Sali Berisha pretendon se deputetëve socialistë po u ushtrohet presion për të siguruar votat e nevojshme. “I ka mbledhur aty dhe po u ushtron terror. I ka kapur me libër dhe regjistër shtëpie: ti ke marrë atë tender, ti këtë favor”, deklaroi Berisha. Ai theksoi se asnjë deputet i PD-së dhe i opozitës nuk do të japë votën.

🔴 PO NDODH TANI

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme