Politika 4 May 2025, 15:11 Nga VNA

Celibashi kujtohet për votën e diasporës: Shkoni tërhiqni zarfat në zyrat e DHL -së

Ndaje në Whatsapp
Celibashi kujtohet për votën e diasporës: Shkoni tërhiqni

Kur ka mbetur më pak se një javë nga dita e votimit, entuziazmi dhe siguria e Ilirian Celibashit se “gjithçka po shkon mirë” pér procesin e votës së Diasporës ja la vendin paralajmërimit: Tërhiqni zarfat pranë zyrave të DHL-së. Në një postim në rrjetet sociale Komisioneri i Zgjedhjeve shkruan:

Të gjithë ata zgjedhës nga jashtë, kudo në botë, por veçanërisht ata në Greqi, të cilët deri më sot nuk kanë marrë njoftim dhe/ose nuk janë kontaktuar nga DHL, qoftë nëpërmjet e-mailit apo nëpërmjet SMS-it, janë të lutur të kontaktojnë me shërbimin e DHL në vendin ku jetojnë, për t’u informuar mbi dërgesën postare nga KQZ.

Mungesa e njoftimit apo e kontaktimit të këtyre zgjedhësve deri tani nga DHL është kryesisht për shkak të problemeve me adresën e banimit të deklaruar në PER, e cila nuk përputhet me adresën aktuale në terren, ose për shkak të përdorimit të numrave të kontaktit shqiptarë, ku zgjedhësi nuk ka akses", shkruan Celibashi.

Ndërkohë në televizionet kombëtare dhe lokale KQZ vijon të transmetojë spotin ku qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë u kërkohet të rrinë në shtëpi e të presin tu mbërrijë zarfi bashkë me postierin e DHL-së

Video

Drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, paraqitet në SPAK për të dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres.

Fjalët i tha, por prova vjen te kartoni: A do ta sfidojë vërtet Elisa Spiropali Edi Ramën? Përgjigjen do ta japë vota e saj për Reformën e re Territoriale.

Viola Haxhiademi, aktualisht drejtuesha e KESH, e besuara e Belinda Ballukut, gjithashtu u paraqitën sot në SPAK për të dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres.

Situata jashtë parlamentit, teksa brenda në seancë diskutohet për Reformën Territoriale

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme