Politika 4 May 2025, 22:09 Nga VNA

Bardhi akuzon Policinë për ndalim politik të kandidatit të PD në Fier: Pas 11 majit s’do ju dalë njeri për zot

Ndaje në Whatsapp
Bardhi akuzon Policinë për ndalim politik të kandidatit të

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka reaguar me tone të forta ndaj ndalimit të kandidatit të PD-së, Semanjaku, nga Policia e Shtetit, duke e cilësuar një “akt kriminal me urdhër politik”.

Në një deklaratë për mediat, Bardhi e akuzoi policinë dhe autoritetet vendore për përdorim të metodave të ngjashme me “Sigurimin e Shtetit” në diktaturë. Ai paralajmëroi drejtuesit e Policisë së Fierit të tërhiqen nga “veprimtaria e paligjshme ndaj opozitës”, duke theksuar se pas datës 11 maj “nuk do të kenë më as Edi Ramën e as Belinda Ballukun që t’u dalë për zot”.

Sipas Bardhit, qëllimi i ndalimit të kandidatit është frikësimi i qytetarëve të Qarkut Fier për të penguar votën e lirë në zgjedhjet e 11 majit.

“Shoqërimi me dhunë i kandidatit të opozitës është një tejkalim i pashembullt mes shtetit dhe partisë. Nuk do të lejojmë që dhuna dhe presioni të diktojnë fushatën apo votën e qytetarëve”, u shpreh ai, ndërsa theksoi se asnjë kandidat i PD-së nuk do të intimidohet.

Video

Berisha sfidon protestën qytetare.

Sali Berisha pretendon se deputetëve socialistë po u ushtrohet presion për të siguruar votat e nevojshme. “I ka mbledhur aty dhe po u ushtron terror. I ka kapur me libër dhe regjistër shtëpie: ti ke marrë atë tender, ti këtë favor”, deklaroi Berisha. Ai theksoi se asnjë deputet i PD-së dhe i opozitës nuk do të japë votën.

🔴 PO NDODH TANI

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme