Politika 5 May 2025, 10:43 Nga VNA

Rama u bën thirrje emigrantëve në Greqi: Plotësoni zarfet dhe votoni për Shqipërinë në BE

Ndaje në Whatsapp
Rama u bën thirrje emigrantëve në Greqi: Plotësoni zarfet

Edi Rama, ka përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë për emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi, duke i ftuar të shfrytëzojnë mundësinë për të votuar në mbështetje të rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Në një video të publikuar në Facebook, Rama theksoi se problemet fillestare me shpërndarjen e zarfeve janë zgjidhur tashmë dhe i bëri thirrje të gjithë emigrantëve që i kanë marrë zarfet të veprojnë pa vonesë. “Në rast se i keni marrë zarfat, veproni duke i kthyer ato drejt Shqipërisë, me numrin 5,” tha Rama, duke nënvizuar rëndësinë e këtij votimi.

Ai shtoi se kjo është një mundësi historike për shqiptarët në Greqi, veçanërisht për ata që ende nuk kanë marrë pasaportën dhe përballen me vështirësi në njohjen e pensioneve. “Ky votim ka një rëndësi të veçantë për shqiptarët në Greqi që janë futur në ankthin e padrejtë të njohjes së pensionit,” theksoi ai.

Rama përfundoi thirrjen e tij me mesazhin se çdo votë ka vlerë dhe se ky proces është një hap i rëndësishëm drejt integrimit europian të vendit.

Video

Berisha sfidon protestën qytetare.

Sali Berisha pretendon se deputetëve socialistë po u ushtrohet presion për të siguruar votat e nevojshme. “I ka mbledhur aty dhe po u ushtron terror. I ka kapur me libër dhe regjistër shtëpie: ti ke marrë atë tender, ti këtë favor”, deklaroi Berisha. Ai theksoi se asnjë deputet i PD-së dhe i opozitës nuk do të japë votën.

🔴 PO NDODH TANI

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme