Politika 15 October 2026, 12:57 Nga VNA

Po s’të vjen turp, moj Mirela? Fëmijët e tu studiojnë jashtë, ndërsa neve na jep leksione si t’i mbrojmë tanët!

Ndaje në Whatsapp

Po s’të vjen turp, moj Mirela? Fëmijët e tu studiojnë

Po kujt ia tregon përrallën e duarve të errëta? Prindërve shqiptarë që prej 13 vitesh ua kanë besuar fëmijët ty dhe qeverisë tënde? Qeverisë së Edi Ramës, të Ergys Agasit, Belinda Ballukut, Erion Veliajt dhe gjithë atyre që kanë vendosur për të ardhmen e këtij vendi?

Ti na bën thirrje t’i mbrojmë fëmijët tanë nga duart e liga, ndërkohë që fëmijët e tu studiojnë jashtë Shqipërisë. Ti na flet si nënë, por harron se edhe ne jemi prindër. Se edhe ne duam për fëmijët tanë atë që ti ke zgjedhur për të tutë: një arsim më të mirë, një të ardhme më të sigurt dhe mundësinë për të jetuar me dinjitet.

Po kush duhet t’i mbrojë fëmijët tanë nga një sistem ku diploma nuk garanton punë, ku merita humbet përballë lidhjeve politike dhe ku e ardhmja duket gjithnjë e më larg Shqipërisë?

Moj Mirela, duart e errëta nuk duhen kërkuar vetëm në rrugë. Shiko njëherë duart që kanë qeverisur këtë vend për 13 vjet. Sepse këta të rinj që sot kanë dalë në rrugë nuk janë fëmijët e një Shqipërie tjetër. Janë fëmijët e Shqipërisë që ju keni qeverisur.

Dhe nëse sot kanë humbur besimin te ju, mos u kërko prindërve t’ua mbyllin gojën. Pyet veten çfarë u keni bërë që nuk duan më t’ju dëgjojnë.

Video

Vijojnë tensionet mes të rinjve dhe policisë në Tiranë.

Policia në ndjekje të protestuesve në zonën e ish-Bllokut.

Shtatë policë arrestojnë një adoleshent që protestonte.

🥺

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme