Politika 15 October 2026, 10:41 Nga VNA

BE reagon për protestat e të rinjve: Dënojmë dhunën, dialogu është e vetmja rrugë përpara

Ndaje në Whatsapp
BE reagon për protestat e të rinjve: Dënojmë dhunën,

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar për protestat e studentëve dhe nxënësve, duke dënuar përshkallëzimin e dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike e private.

Në reagimin e tij, delegacioni u bën thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune, duke theksuar se “dhuna nuk ka vend në demokraci”.

Njëkohësisht, BE-ja nënvizon se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore europiane, të cilat duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Delegacioni kërkon dialog konstruktiv mes të gjitha palëve, duke e cilësuar atë si të vetmen rrugë përpara për adresimin e shqetësimeve legjitime të protestuesve.

Video

Vijojnë tensionet mes të rinjve dhe policisë në Tiranë.

Policia në ndjekje të protestuesve në zonën e ish-Bllokut.

Shtatë policë arrestojnë një adoleshent që protestonte.

🥺

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme