Politika 15 October 2026, 09:05 Nga VNA

Protestat dhe tensionet në Tiranë, anulohet seanca plenare e Kuvendit. Deputetët e mazhorancës largohen nga Parlamenti

Ndaje në Whatsapp
Protestat dhe tensionet në Tiranë, anulohet seanca plenare e Kuvendit.

Seanca plenare e Kuvendit, e parashikuar për t’u zhvilluar ditën e sotme, është anuluar në një kohë kur Tirana po përjeton tensione të forta pas protestave të dhunshme të dy ditëve të fundit.

Deputetët e mazhorancës kanë lënë ambientet e Parlamentit, ndërsa anulimi i seancës vjen në klimën e krijuar nga revolta e studentëve dhe përplasjet me policinë, të cilat mbrëmjen e djeshme u përshkallëzuan në sulme ndaj institucioneve dhe shkatërrime të pronës publike e private.

Ende nuk ka një shpjegim zyrtar nëse vendimi për anulimin e seancës lidhet drejtpërdrejt me protestat dhe shqetësimet për sigurinë.

Video

Vijojnë tensionet mes të rinjve dhe policisë në Tiranë.

Policia në ndjekje të protestuesve në zonën e ish-Bllokut.

Shtatë policë arrestojnë një adoleshent që protestonte.

🥺

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme