Politika 15 October 2026, 07:40 Nga D.M

Nga Parisi në Roskovec, Vengu dhe Çaushi: Dy shkolla të ndryshme, i njëjti mendim dhe e njëjta gjuhë partie

Ndaje në Whatsapp
Nga Parisi në Roskovec, Vengu dhe Çaushi: Dy shkolla të

Dy deputetë me formim krejt të ndryshëm, por me të njëjtën mendësi. Pirro Vengu, ish-studenti i Parisit dhe ish-ministri i Mbrojtjes, dhe Zegjine Çaushi, deputetja ikonë e këtij Parlamenti, e famshme më shumë për batutat sesa për qëndrimet e saj politike. Të dy reaguan ndaj protestës së studentëve me një ngjashmëri gati qesharake. Vengu shkroi: “Studentët e duan Shqipërinë, e duan atdheun. Nuk e djegin!”, ndërsa Çaushi deklaroi: “Të djegësh vendin tënd nuk është protestë, është vandalizëm.” Dy deklarata që të krijojnë përshtypjen se janë shkruar në të njëjtën zyrë, nga i njëjti njeri, dhe më pas u janë shpërndarë deputetëve për t’i publikuar.

Dhe kjo ngjashmëri të bën të kuptosh se, pavarësisht nëse ke studiuar në Paris apo vjen nga Roskoveci, formimi akademik nuk duket se bën ndonjë ndryshim të madh në mënyrën se si funksionon politika shqiptare. Në vend të mendimit të pavarur, dëgjon të njëjtat fraza, të njëjtat justifikime dhe të njëjtën besnikëri ndaj kryetarit. Sikur kushti kryesor për të qenë pjesë e vendimmarrjes në këtë vend të mos jetë çfarë di, çfarë mendon apo çfarë përfaqëson, por sa mirë di t’i bësh qejfin shefit.

Ndoshta edhe për këtë meriton ky vend dhe kjo shoqëri një protestë. Jo vetëm kundër një qeverie, por kundër një modeli politik ku individët ndryshojnë, diplomat ndryshojnë, biografitë ndryshojnë, ndërsa mendimi mbetet gjithmonë ai i kryetarit.

Video

Vijojnë tensionet mes të rinjve dhe policisë në Tiranë.

Policia në ndjekje të protestuesve në zonën e ish-Bllokut.

Shtatë policë arrestojnë një adoleshent që protestonte.

🥺

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme