Politika 15 October 2026, 10:24 Nga VNA

Rakip Suli si zëdhënës i Kumbaros: Shkollat e Kamzës janë në mësim, i kemi të gjitha falë Edi Ramës

Ndaje në Whatsapp
Rakip Suli si zëdhënës i Kumbaros: Shkollat e Kamzës

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me raportimet mediatike për procesin mësimor në territorin që ai drejton, duke kërkuar nga mediat që të mos keqpërdorin situatën e krijuar.
Përmes një deklarate publike, Suli u ka bërë thirrje medieve që të mos keqpërdorin rastin e rreth 50 fëmijëve në Kamëz, situatë e cila sipas tij është nxitur nga manipulimet në rrjetet sociale.
Kryebashkiaku ka siguruar se procesi mësimor po vijon normalisht në të gjitha institucionet arsimore të bashkisë:

"Në të 25 shkollat e Kamzës, mësimi vijon normalisht, kështu që ftojmë mediat të vijnë dhe të verifikojnë nga afër vijimin normal të procesit mësimor në të gjitha shkollat e Kamzës."

Më tej, Suli ka falënderuar Kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar se falë mbështetjes së tij, sot shkollat e Kamzës janë shndërruar në institucione me standarde të Bashkimit Europian.

Video

Vijojnë tensionet mes të rinjve dhe policisë në Tiranë.

Policia në ndjekje të protestuesve në zonën e ish-Bllokut.

Shtatë policë arrestojnë një adoleshent që protestonte.

🥺

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme