Politika 5 May 2025, 13:45 Nga VNA

PD -PS, ndizet lufta për votat e Diasporës, problem emigrantët në Greqi

Ndaje në Whatsapp
PD -PS, ndizet lufta për votat e Diasporës, problem emigrantët

Partitë politke kanë nisur të shfaqin shqetësimet e tyre për votën e diasporës. Kryeministri Edi Rama dje nga Lezha dhe sot nga Korça ka bërë thirrje për angazhim më të madh nga ana e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Madje ai shkoi më tej duke kërkuar që shkojnë vetë të tërheqin zarfin për të votuar. Nga selia blu drejtuesja politike për Diasporën nga radhët e PD, Jozefina Topalli në një konferencë për gazetarët tha se KQZ dhe SPAK duhet të hetojnë verifikimet ligjore që po ndodhin me votat e emigrantëve vecanërisht në Greqi. Sipas saj, këto manipulime janë kthyer tashmë në normalitet dhe se është një shqetësim i madh. "Kemi raste në Itali ku një zonjë që punon në ambasadë në Romë mbledh zarfe dhe i dorëzon në mënyrë antiligjore.  Në Greqi është në të tërë territorin e shtetit. Kemi informacione që marrin makina me qera nga Shqipëria dhe i çojnë në Greqi për të mbledhur vota"- tha ndër të tjera Topalli e cila nënvizoi se në Greqi e kanë kthyer jashtë kontrollit këtë proces. Sakaq, një vëzhgim i Shoqatës së Diasporës nënvizon se vijon të jetë problem vota e emigrantëve. Duke shënuar kështu parregullsi të mëdha. Vetëm 6 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në Greqi, numri i shqiptarëve që e kanë zgjedhur preferencën politike vijon të mbetet i ulët. Aktualisht në Parkun Olimpik janë administruar 23.640 vota ose thënë ndryshe 9.6% e fletëve nga shteti i dyte me më shumë shqiptarë të regjistruar, përkatësisht 68380. Po ashtu, Greqia është edhe shteti me më shumë fletë të pa tërhequra, me mbi 10 mijë të tilla.

Video

Berisha sfidon protestën qytetare.

Sali Berisha pretendon se deputetëve socialistë po u ushtrohet presion për të siguruar votat e nevojshme. “I ka mbledhur aty dhe po u ushtron terror. I ka kapur me libër dhe regjistër shtëpie: ti ke marrë atë tender, ti këtë favor”, deklaroi Berisha. Ai theksoi se asnjë deputet i PD-së dhe i opozitës nuk do të japë votën.

🔴 PO NDODH TANI

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme