Politika 5 May 2025, 13:42 Nga VNA

Dosja Partizani/Shtyhet seanca  për Sali Berishën më datë 19 maj

Ndaje në Whatsapp
Dosja Partizani/Shtyhet seanca  për Sali Berishën më

Gjykata e Posaçme pritej të merrte një vendim lidhur me kalimin ose jo për gjykim të dosjes penale “Partizani”, ku seanca paraprake zvarritet prej afro 7 muajsh.

Avokatët ndonëse publikisht se kanë pranuar, duke shfrytëzuar hapësirat ligjore, janë përpjekur ta shtyjnë këtë vendimmarrje pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Ish-kryeministri Berisha është nën akuzë për korrupsion kryer në bashkëpunim. Ndërsa dhëndërri I tij Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion e pastrim parash. Nën akuzë janë edhe biznesmenë e shoqëri.

Berisha sipas SPAK ka favorizuar dhëndrrin në privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

Ky vendim është shtyrë për tu marrë më 19 Maj, një javë pas zgjedhjeve parlamentare.

Video

Berisha sfidon protestën qytetare.

Sali Berisha pretendon se deputetëve socialistë po u ushtrohet presion për të siguruar votat e nevojshme. “I ka mbledhur aty dhe po u ushtron terror. I ka kapur me libër dhe regjistër shtëpie: ti ke marrë atë tender, ti këtë favor”, deklaroi Berisha. Ai theksoi se asnjë deputet i PD-së dhe i opozitës nuk do të japë votën.

🔴 PO NDODH TANI

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme