Politika 5 May 2025, 11:38 Nga VNA

Pas heshtjes për Veliajn, Rama sqaron: “Nuk kam ndryshuar qëndrim për drejtësinë”

Ndaje në Whatsapp
Pas heshtjes për Veliajn, Rama sqaron: “Nuk kam ndryshuar

Gjatë një interviste me gazetaren Jonida Shehu, kryeministri Edi Rama iu rikthye çështjes së drejtësisë dhe qëndrimit të tij pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Pyetjes se përse ndryshoi qëndrimi i tij publik ndaj drejtësisë dhe përse kjo temë nuk u përmend më gjatë fushatës, Rama iu përgjigj se nuk ka ndryshuar qëndrim dhe se deklaratat e tij janë nxjerrë nga konteksti.

Sipas tij, deklarata e bërë gjatë mbledhjes me grupin parlamentar ishte për një rast konkret dhe nuk përfaqësonte një qëndrim të përgjithshëm ndaj sistemit të drejtësisë.

“Ishte në një kontekst të caktuar për një çështje konkrete dhe unë trajtova ato problematika pa vënë në diskutim atë që kemi ndërtuar. Theksova nevojën për ta forcuar dhe përmirësuar më tej sistemin,” tha Rama.

I pyetur nëse drejtësia me standarde është lënë mënjanë për shkak të ndjeshmërisë që ka kjo temë gjatë fushatave elektorale, Rama e mohoi këtë dhe theksoi se drejtësia është një nga prioritetet kryesore.

“57% e detyrave të procesit të negociatave me BE lidhen me drejtësinë. Arkitektura e sistemit është ngritur dhe nuk do preket, por duhet përmirësuar sipas standardeve të Bashkimit Europian,” u shpreh ai.

Kryeministri ritheksoi se drejtësia e re është rezultat i iniciativës së Partisë Socialiste dhe se mazhoranca është e vetmja forcë që ka interes të vazhdueshëm për forcimin e saj.

“Nëse ka një gjë të sigurt si drita që shohim këtu, është përmirësimi, forcimi dhe qëndrueshmëria e kësaj drejtësie. Ne kemi marrë përsipër kostot dhe kemi hyrë në këtë rrugë me vetëdije të plotë,” përfundoi Rama.

 

Jonida Shehu: Çfarë ndryshoi nga qëndrimi juaj i fundit ndaj arrestimit të zotit Veliaj dhe ajo mbledhja me grupin parlamentar ku ju folët në mënyrë të drejtpërdrejtë me drejtësinë, që do të ndërtoni një drejtësi me standarte ndryshe nga ajo që po ju shfaqej në atë periudhë dhe më pas shumë pak ditësh ju nuk folët më dhe as një fjalë nuk kishte gjatë fushatës për drejtësinë me standarte. Keni ndryshuar ju qëndrim?

Rama: Jo

Shehu: E keni lënë mënjanë drejtësinë me standarte?

Rama: Jo

Shehu: Apo është çështje sensitive që mund t’ju prishë punë në fushatë elektorale?

Rama: Jo. Shqipja, gjuha shqipe është për mua dashuria më e madhe gjëja më e bukur. Dhe një nga kënaqësitë më të mëdha kur ulesha me Kadarenë ishte biseda për shqipen. Ai flishte për shqipen dhe ai dinte dhe rusishten frëngjishten dhe bënte krahasim.Unë shqipen e kam shumë merak dhe mur  ma merrni dhe ma bëni copë. Marr këto që mi çojnë 95% e citimeve të titujve nëpër portale të fjalëve të mia janë tjetër për tjetër.  Juve e keni e morët atë që thashë unë dhe e nxorët nga kotneksti. Ishte në një konteskt të caktuar për një çështje konkrete lidhur me probleme konkrete të çështjesh dhe unë trajtova në atë moment ato problematika pa vënë në diskutim se çfarë kemi bërë ne dhe duke thënë që duhet ti rrisim dhe ti forcojmë këto.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme