Politika 2 July 2025, 18:01 Nga VNA

Maldrita Bardho nga fanse e Zegjinesë, në deputete në Parlament. Në një muaj fushatë vetëm dy postime për veten

Ndaje në Whatsapp

Maldrita Bardho do të jetë deputete në parlamentin e ardhshëm në shtator, pasi kaloi me 10 vota Zegjine Çaushin nga radhët e socialistëve.

Në një shikim të shpejtë të rrjeteve sociale të znj. Bardho rezulton me shumë pak ndjekës, diku tek 2 mijë followers.

Dhe në në muaj fushatë, Maldrita Bardho as vetë se ka besuar se do dalë deputete pasi po të shikosh postimet në rrjete sociale duket si një fanse e Zegjinesë dhe Ballukut, postimet e të cilave i shpërndan çdo ditë.

Ndërsa për vetë në 30 ditë fushatë ka vetëm dy publikime me thirrjen: Votoni nr.5.

Por kush është Maldrita Bardho? CV

Madrita Bardhi ka lindur më 14 mars 1984 në Fier dhe ka përfunduar studimet në Universitetin Kristal, ku mori Diplomën e Shkencave në Farmaci.

Më parë, ka përfunduar edhe një Diplomë të Nivelit të Dytë në Biologji-Kimi nga Universiteti i Shkencave të Natyrës në Tiranë.

Ka punuar si farmaciste dhe më pas si drejtuese teknike në një farmaci në Lushnjë.

Është kualifikuar në rolin e profesionistit të shëndetit, të marra nga organizata ASME.

Gjithashtu, Bardho është dhe koordinator e Gruas në Njësinë Administrative Bubullimë, duke organizuar takime sociale si dhe aktivitete të Partisë Socialiste.

Video

Reagon për herë të parë Monika Lubonja, paralajmëron padi ndaj Adrian Hilës: Njeri i pabesë

Një qen 14-vjeçar, i zhdukur prej gjashtë ditësh, është gjetur i gjallë nën një grumbull tullash dhe mbetjesh ndërtimi. Pronari e gjeti pasi dëgjoi lehjen e tij të dobët. Qeni u nxor i gjallë, por në gjendje të dobët. Pronari dyshon se dikush e kishte vendosur dhe mbuluar qëllimisht me rrënoja. Ai kërkon zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e personave përgjegjës.

‘Ndaloni!’, kryebashkiaku ndërhyn mes policisë dhe studentëve Kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, ka ndërhyrë në një moment tensioni mes policisë dhe studentëve që po protestojnë prej disa ditësh në Francë. Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, dëgjohet Bagayoko duke iu drejtuar policëve me fjalën “Ndaloni!”, ndërsa më pas del përpara protestuesve, në përpjekje për t’i mbrojtur dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme