Politika 2 July 2025, 14:29 Nga VNA

Elbasani mbytet nga tymi i landfillit, Rama u kërkon kryebashkiakëve kthesë drejt bujqësisë

Ndaje në Whatsapp
Elbasani mbytet nga tymi i landfillit, Rama u kërkon kryebashkiakëve

Ndërkohë që qyteti i Elbasanit vazhdon të jetë i mbuluar nga reja e dendur e tymit toksik të landfillit që digjet prej më shumë se 15 orësh, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Cërrik me fokus bujqësinë, ku kritikoi kryebashkiakët e qarkut se janë shkëputur nga fshati dhe nuk po e shohin zhvillimin rural si pjesë të përgjegjësive të tyre.

Rama tha se pas reformës territoriale, vëmendja ndaj fshatit është reduktuar vetëm në çështje infrastrukturore, ndërsa zhvillimi i sipërmarrjeve bujqësore ka mbetur në vendnumëro. Ai kërkoi një “kthesë” në këtë qasje, duke theksuar mungesën e bashkëpunimit real mes fermerëve, sipërmarrësve dhe pushtetit vendor.

Në këtë takim, Rama bëri të ditur edhe një linjë të re kredie prej 250 milionë eurosh për mbështetjen e projekteve bujqësore dhe rurale, por paralajmëroi se pa ndryshim të qasjes së bashkive, edhe këto fonde mund të mos japin efekt.

Ndërkohë, tymi i landfillit të Elbasanit, i favorizuar nga era, është zhvendosur deri në qytetin e Cërrikut, ku zhvillohej takimi, duke theksuar paradoksin mes emergjencave mjedisore që përjetojnë qytetarët dhe përpjekjeve për zhvillim bujqësor në zonë

Video

Reagon për herë të parë Monika Lubonja, paralajmëron padi ndaj Adrian Hilës: Njeri i pabesë

Një qen 14-vjeçar, i zhdukur prej gjashtë ditësh, është gjetur i gjallë nën një grumbull tullash dhe mbetjesh ndërtimi. Pronari e gjeti pasi dëgjoi lehjen e tij të dobët. Qeni u nxor i gjallë, por në gjendje të dobët. Pronari dyshon se dikush e kishte vendosur dhe mbuluar qëllimisht me rrënoja. Ai kërkon zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e personave përgjegjës.

‘Ndaloni!’, kryebashkiaku ndërhyn mes policisë dhe studentëve Kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, ka ndërhyrë në një moment tensioni mes policisë dhe studentëve që po protestojnë prej disa ditësh në Francë. Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, dëgjohet Bagayoko duke iu drejtuar policëve me fjalën “Ndaloni!”, ndërsa më pas del përpara protestuesve, në përpjekje për t’i mbrojtur dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme