Politika 1 July 2025, 12:00 Nga VNA

Spiropali në panelin përkujtimor për Kadarenë/ Fjalim i gjatë me shije tallashi dhe sulm ndaj kritikëve të shkrimtarit

Ndaje në Whatsapp
Spiropali në panelin përkujtimor për Kadarenë/ Fjalim i

 

Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, u caktua sot kryetare e ceremonisë për 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare.

Bashkëshortja e shkrimtarit, Elena, foli shkurt, ndërsa në panel qëndroi mes Skënder Gjinushit dhe Elisa Spiropalit. Kjo e fundit mbajti një fjalim të gjatë, të shkruar enkas për këtë rast, ku fjalitë e stërholluara dhe pa kripë kishin shijen e tallashit. Nuk munguan as sulmet ndaj kritikëve të Kadaresë.

“Fitimtar, kur mund të kthente përgjigje, tani në heshtje u dha paqe, duke lënë pas indiferencën dhe moskuptimin të gjithë atyre që iu gërmushëm, gafurrën dhe e gërvishën me gërvima groteske nën gërmërin qesharak të marshit funebër të mediokërve. Herët a vonë, ndodh revanshi i shkrimtarit, sidomos atëherë kur ai nuk ka trup për të mbajtur mbi emër, por është vetëm një emërmbiemër mbi letërsinë e tij të shkruar,” – deklaroi Spiropali, duke harruar ndoshta që jeta personale e shkrimtarit nuk ndahet me thikë nga jeta publike dhe letrare. Kritikët, pashmangshëm, do të ekzistojnë.

Letërsia e bllokut komunist ka njohur edhe shkrimtarë të tjerë të mëdhenj si Milan Kundera, i cili, ndonëse i kritikuar për disa qëndrime ndaj komunizmit, la porosi që ceremonitë në nder të tij të ishin modeste dhe private. Kjo si për t’i kujtuar botës dhe viktimave të regjimeve komuniste se dritë-hijet e shkrimtarëve të mëdhenj të asaj periudhe kanë nevojë për kohë dhe hapësirë që të ndajnë dritën nga hijet. Lavdet dhe ceremonitë e tepërta, përkundrazi, nuk ndihmojnë në këtë proces të rëndësishëm për një shkrimtar të madh.

Video

Reagon për herë të parë Monika Lubonja, paralajmëron padi ndaj Adrian Hilës: Njeri i pabesë

Një qen 14-vjeçar, i zhdukur prej gjashtë ditësh, është gjetur i gjallë nën një grumbull tullash dhe mbetjesh ndërtimi. Pronari e gjeti pasi dëgjoi lehjen e tij të dobët. Qeni u nxor i gjallë, por në gjendje të dobët. Pronari dyshon se dikush e kishte vendosur dhe mbuluar qëllimisht me rrënoja. Ai kërkon zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e personave përgjegjës.

‘Ndaloni!’, kryebashkiaku ndërhyn mes policisë dhe studentëve Kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, ka ndërhyrë në një moment tensioni mes policisë dhe studentëve që po protestojnë prej disa ditësh në Francë. Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, dëgjohet Bagayoko duke iu drejtuar policëve me fjalën “Ndaloni!”, ndërsa më pas del përpara protestuesve, në përpjekje për t’i mbrojtur dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme