Politika 30 June 2025, 18:35 Nga VNA

“Kafe, drekë dhe kuvendime në oda”, Adriatik Lapaj shpall nismën e re që t’i bind shqiptarët për forcën e tij politike

Ndaje në Whatsapp
“Kafe, drekë dhe kuvendime në oda”, Adriatik Lapaj shpall

Pasi nuk arriti që të merrte më shumë se një deputetë në zgjedhjet e 11 majit, kreu i “Shqipëria Bëhet” , Adriatik Lapaj, ka shpallur nismën tjetër për t’i bindur shqiptarët për forcën e tij politike. Në një postim në facebook, Lapaj shprehet se do të jetë në çdo cep të Shqipërisë e për të takuar cilindo që dëshiron të pijë një kafe me të apo dhe ta ftojë në shtëpi për të ndarë një kafshatë bukë.

Ai u bën thirrje shqiptarëve që t’i shkruajnë mesazh në rrjetet sociale dhe të takohen qoftë për një bisedë, për një kafë apo dhe në vendin e punës, për të ndarë problemet dhe vështirësitë e jetës së përditshme.

“Do vijmë te ty! Çdo ditë do të jetë një rrugëtim për të takuar secilin prej jush, kudo ku jetoni, në çdo cep të atdheut. Do të udhëtoj për të qenë pranë kujtdo që më fton. Diku do takoj një njeri, diku dy, tre, katër a pesë. Diku do pimë një kafe. Kur të më ftoni në shtëpi, do ndajmë edhe një kafshatë bukë. Diku do takohemi në vendin tënd të punës, ku do të më tregosh si e fiton jetesën dhe me çfarë vështirësish përballesh. E diku tjetër, gjatë rrugës, do kuvendojmë në odat e traditës. Dua të mësoj nga ju çdo problem që përballeni, dhe t’i jap zë sa më shumë të mundem”, shkruan Adriatik Lapaj.

Nuk dihet se sa do të shërbejë kjo metodë për t’iu imponuar shqiptarëve idenë se forca politike që ka krijuar është ndryshe nga të tjerat, por duhet thënë se ajo e retorikës populiste qartazi i dështim duke qenë se nuk arriti të siguronte më shumë se një deputet. Urojmë që me idenë e re do ketë më shumë sukses, sepse në të kundërt, do jetë asgjë më pak sesa emisioni “Histori Shqiptare” i gazetares Alma Çupi.

 

 

 

Video

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë goditi ishullin Kyushu nw Japoni, ndërsa një ekip kirurgësh ndodhej në mes të një operacioni delikat. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar çastet e tensionit, ku mjekët përpiqen me çdo kusht të mbrojnë pacientin dhe të mbajnë të palëvizshme tavolinën e operacionit, ndërsa salla dridhet nga lëkundjet e forta. Pavarësisht panikut dhe rrezikut, stafi mjekësor nuk e braktisi pacientin. Operacioni u ndërpre vetëm për pak minuta dhe më pas rifilloi, duke përfunduar me sukses. Tërmeti shkaktoi pasoja të rënda në Japoni, me dhjetëra viktima, mbi 100 të plagosur, ndërtesa të shembura dhe mijëra familje pa energji elektrike.

Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën në Ceuta, pasi tentoi të hynte ilegalisht në enklavën spanjolle nga Maroku duke përdorur parashutë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes, kur i riu ra në det. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga uji dhe tentuan ta rikthenin në jetë, por pa sukses. Sipas autoriteteve spanjolle, kjo metodë është përdorur nga disa migrantë që prej tetorit 2025, ndërsa dhjetëra persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin drejt Ceutës.

Vullkani Etna në Siçili vijon të mahnisë me aktivitetin e tij spektakolar, por edhe të krijojë vështirësi për zonën përreth. Një çarje e re shpërthyese është hapur në zonën e Valle del Bove, në një lartësi rreth 2 750 metra mbi nivelin e detit. Ndërkohë, gjatë natës është regjistruar një ujëvarë e fuqishme llave nga krateri Voragine, në një lartësi prej rreth 3 000 metrash, duke krijuar një pamje mbresëlënëse të ndriçuar nga flakët e lavës. Aktiviteti i Etna-s ka ndikuar edhe në transportin ajror. Aeroporti i Katanias u hap përkohësisht, por më pas u mbyll sërish për shkak të hirit vullkanik të shpërndarë në atmosferë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme