Politika 29 June 2025, 15:09 Nga VNA

Stafi i marrëdhënieve me publikun në PD nis pushimet pas rezultatit katastrofik në zgjedhje

Ndaje në Whatsapp
Stafi i marrëdhënieve me publikun në PD nis pushimet pas

Pas zgjedhjeve të 11 majit, zëdhënësja e PD, Floriana Garo, nuk është parë më në selinë e PD. Burime thonë se qejfmbetja për mos përfshirjen në listën e Durrësit e ka bërë zonjën Garo të largohet në heshtje nga PD, por jo nga miqësitë e krijuara atje.

Ajo ka postuar një foto në Facebook me përgjegjësin e marrëdhënieve publike në PD, Alfred Lela, dhe punonjësen e zyrës së shtypit, Mariela Shkurta. “Office retreat,” shkruan Floriana në postimin e saj, ndërsa fotoja duket se është shkrepur në një nga plazhet e jugut të Shqipërisë.

Epo, tani që zgjedhjet mbaruan dhe lodhja ka bërë punën e vet, duhet dhe pak pushim. Edhe pse rezultatet ishin katastrofike, mendjet që hartuan dhe zbatuan strategjinë e fushatës po mbledhin veten, ndoshta për t’u bërë gati për betejat e reja politike.

Pushime të mbara për stafin e marrëdhënieve me publikun në PD. Beteja sapo ka filluar dhe në shtator veç energjisë duhet dhe pak nxirje!

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme