Politika 28 June 2025, 21:09 Nga VNA

Neni "Basha"/ Bardhi kundër largimit të Berishës me statut

Ndaje në Whatsapp
Neni "Basha"/ Bardhi kundër largimit të Berishës me

Gazment Bardhi është kundër largimit të Sali Berishës nga kryesimi i Partisë Demokratike. Në një intervistë abardhi pohon se “neni Basha” është i gabuar. Sipas tij askujt nuk duhet t’i mohohet e drejta për zgjedhur dhe e cilëson “nenin Basha”, si antidemokratik. “E kam thënë dhe nuk ka sekret. Ky ka qenë një propozim i hershëm në PD që duhet të ishte pjesë e statutit një rregull i tillë. Kam qenë atëherë kundër dhe jam kundër një dispozite të tillë që e konsideroj antidemokratike në një statut të një partie që vepron mbi bazën e rregullave demokratike për dy arsye; së pari sepse çmoj që zgjidhjet nuk janë mekanike, duhet të jenë logjike dhe së dyti nuk mund të ketë rregull statutor që t’i ndalojë një individi një të drejtë kushtetuese që është e drejta për t’u zgjedhur. Pastaj janë anëtarët e partisë që vendosin nëse dikush do të duhet të zgjidhet apo jo. Por t'a mohosh të drejtën për t’u zgjedhur me statut i jep statutin të PD një element antidemokratik brenda vetes”, tha Bardhi në një intervistë për A2CNN.

Video

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

Ndeshja miqësore mes Serbisë U21 dhe Rusisë U21, e fituar 2-1 nga serbët, u shoqërua me tensione të forta në pjesën e dytë. Në minutën e 68-të, një përplasje mes Mikhail Umnjikovit dhe Matija Mitrovic u përshkallëzua në shtyrje dhe goditje, duke përfshirë edhe lojtarë të tjerë të dy skuadrave. Pas qetësimit të situatës, arbitri ndëshkoi Umnjikovin me karton të kuq, ndërsa Mitrovic mori kartonin e dytë të verdhë dhe u largua gjithashtu nga fusha.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme