Politika 28 June 2025, 08:50 Nga VNA

Rama sfidon Nigel Farage: “Kontrollo faktet, ose të ftoj në Shqipëri”

Ndaje në Whatsapp
Rama sfidon Nigel Farage: “Kontrollo faktet, ose të ftoj në

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur me ironi Nigel Farage, pas pretendimit të tij se “1 në 50 shqiptarë në Britani janë në burg”. Rama e quajti këtë një “klasik të manualit post-Brexit: nëse tingëllon frikshëm, duhet të jetë e vërtetë”.

“Upsss… vetë z. Nigel Farage më sfidoi për faktet! Çfarë nderi – për një ‘burrë gjigand’, siç më përshkroi ai, që vij nga një ‘vend i vogël’,” shkruan Rama në “X”.

Ai thekson se të dhënat reale tregojnë krejt të kundërtën, duke shtuar se edhe nëse do të llogariteshin të gjithë shqiptarët e burgosur si fajtorë, shkalla e kriminalitetit nuk do të ishte më e lartë se ajo e britanikëve.

“Kam një propozim të thjeshtë: T’i sjellim faktet në tavolinë. Nëse ‘1 në 50’ del e saktë, angazhohem t’i marr të gjithë mbrapsht. Jo për show, por publikisht,” shkruan Rama.

Por nëse kjo shifër del “karburant për tabloide”, Rama i ofron Farage një tjetër zgjidhje: “Do të marrësh diell të vërtetë, mikpritje të vërtetë dhe fakte të vërteta për Shqipërinë. Dhe gjithçka që do të kërkoj në këmbim është një zotim i vogël: herën tjetër kur dikush përgojon shqiptarët, të jesh ti i pari që i thua të ndalet.”

Rama e mbyll me një ftesë ironike:

“Hajde, Nigel. Edhe nëse humb në kontrollin e fakteve, fiton një komb të tërë miqsh për gjithë jetën.”

Video

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë goditi ishullin Kyushu nw Japoni, ndërsa një ekip kirurgësh ndodhej në mes të një operacioni delikat. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar çastet e tensionit, ku mjekët përpiqen me çdo kusht të mbrojnë pacientin dhe të mbajnë të palëvizshme tavolinën e operacionit, ndërsa salla dridhet nga lëkundjet e forta. Pavarësisht panikut dhe rrezikut, stafi mjekësor nuk e braktisi pacientin. Operacioni u ndërpre vetëm për pak minuta dhe më pas rifilloi, duke përfunduar me sukses. Tërmeti shkaktoi pasoja të rënda në Japoni, me dhjetëra viktima, mbi 100 të plagosur, ndërtesa të shembura dhe mijëra familje pa energji elektrike.

Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën në Ceuta, pasi tentoi të hynte ilegalisht në enklavën spanjolle nga Maroku duke përdorur parashutë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes, kur i riu ra në det. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga uji dhe tentuan ta rikthenin në jetë, por pa sukses. Sipas autoriteteve spanjolle, kjo metodë është përdorur nga disa migrantë që prej tetorit 2025, ndërsa dhjetëra persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin drejt Ceutës.

Vullkani Etna në Siçili vijon të mahnisë me aktivitetin e tij spektakolar, por edhe të krijojë vështirësi për zonën përreth. Një çarje e re shpërthyese është hapur në zonën e Valle del Bove, në një lartësi rreth 2 750 metra mbi nivelin e detit. Ndërkohë, gjatë natës është regjistruar një ujëvarë e fuqishme llave nga krateri Voragine, në një lartësi prej rreth 3 000 metrash, duke krijuar një pamje mbresëlënëse të ndriçuar nga flakët e lavës. Aktiviteti i Etna-s ka ndikuar edhe në transportin ajror. Aeroporti i Katanias u hap përkohësisht, por më pas u mbyll sërish për shkak të hirit vullkanik të shpërndarë në atmosferë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme