Politika 27 June 2025, 23:17 Nga VNA

Fluturimi me avion privat i Ramës/ Ola Xama përgënjeshtron kryeministrinë: Air Albania nuk ka asnjë pagesë për shërbimin

Ndaje në Whatsapp
Fluturimi me avion privat i Ramës/ Ola Xama përgënjeshtron

Nga Ola Xama

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Thesarit, mes Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe Air Albania apo ortakëve të saj (Turkish Airlines, MDN Investiment dhe Albcontrol), nuk ka asnjë pagesë për shërbimin e fluturimit që kompania i ofron kryeministrit Edi Rama.

Teza më e mundshme është një shpjegim që ka dhënë vetë z.Rama dikur, kur ka thënë se ka lidhur një marrëveshje promocionale me kompaninë, ku Air Albania përfiton publicitet e klientelë, ndërsa kryeminsitri mbulon shpenzimet për udhëtimet luksoze.

Pyetja që lind natyrshëm është se përse nuk e ka deklaruar këtë marrëveshje në Deklaratën Vjetore të Pasurisë dhe Interesave Privatë kryeministri?

Një vit më parë, për një rast të ngjashëm kryebashkiaku i New York, Eric Adams, është akuzuar zyrtarisht nga prokuroria për rryshfet pasi ka marrë bileta të klasit “business” e ku për koicidencë pala që i ka ofruar ka qënë kompania Turkish Airlines.

Po të shohësh të dhënat financiare të shoqërisë Air Albania, sheh se kompania rezulton me humbje të vazhdueshme prej vitit 2019 deri në fund të 2024. Humbjet kapin vlerën 52 milion USD dhe kalojnë me 1000 herë vlerën e kapitalit.

Pra, ‘de facto’ kompania është në faliment! Po t’i shtojmë kësaj shifre dhe 53 milion USD detyrime që ka ndaj palëve të treta, gropa financiare e Air Albania arrin në 105 milion USD.

Atëherë çfarë ka përfituar kjo firmë nga promovimi që i ka bërë kryeministri Edi Rama pasi nuk ka asnjë teori ekonomike që të shpejgojë rritjen e buxhetit të marketingut kur gropa financiare thellohet?!

Si ka mundësi që asnjë nga institucionet e pavaruara si ILDKPKI dhe SPAK nuk hetojnë një konflikt të mundshëm interesi dhe nuk shtrojnë këto pyetje?

Video

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

Ndeshja miqësore mes Serbisë U21 dhe Rusisë U21, e fituar 2-1 nga serbët, u shoqërua me tensione të forta në pjesën e dytë. Në minutën e 68-të, një përplasje mes Mikhail Umnjikovit dhe Matija Mitrovic u përshkallëzua në shtyrje dhe goditje, duke përfshirë edhe lojtarë të tjerë të dy skuadrave. Pas qetësimit të situatës, arbitri ndëshkoi Umnjikovin me karton të kuq, ndërsa Mitrovic mori kartonin e dytë të verdhë dhe u largua gjithashtu nga fusha.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme