Politika 26 June 2025, 21:30 Nga VNA

Rinumërimi jo vetëm nuk i dha mandat, por rezultoi se kishte marrë vota jo të rregullta/ Ilir Alimehmeti sulmon KAS: Po thellojnë vjedhjen e 11 majit

Ndaje në Whatsapp
Rinumërimi jo vetëm nuk i dha mandat, por rezultoi se kishte

Beteja e rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës nuk i dha mandatin e deputetit, siç Ilir Alimehmeti besonte.

Hapja sërish e kutive i uli dhjetëra vota kandidatit demokrat, pasi u vlerësuan si të pavlefshme. Por Alimehmeti akuzon Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ se është bërë pjesë e manipulimit të rezultatit, me leximin e gabuar të fletëve të votimit.

“Ata që janë mësuar të fusin duart, vazhdojnë të ndikojnë numëruesit. KAS i quan vota të shtuara ato vota që me vendim administrativ ka ndërhyrë te vullneti i qytetarëve, të cilët kanë votuar te mbiemri, si me sistemin e vjetër zgjedhor. Pra, kur këto vota duhet të ishin të vlefshme!”, thotë Alimehmeti.

Në vazhdën e parregullsive të zgjedhjeve, e cilëson procesin e rinumërimit mjeku që kandidoi për deputet. Si dhe shpreh pakënaqësi për sistemin elektoral, që edhe pse ndër më të votuarit në PD, nuk do të jetë në Parlament.

Alimehmeti tregon për Top Channel edhe nevojën për analizën e brendshme: “Parimi duhet të jetë që në Parlament përfaqësues duhet të jenë më të votuarit. Por ky sistem nuk e lejon.”

Mendoni se duhet të kishit mbështetje më të madhe nga struktura e partisë?

“Kjo është pjesë e analizës së kandidatit apo edhe në nivel qarku. Por gjithmonë ka vend për më mirë.”

Megjithëse Alimehmeti nuk shfaqet i penduar për rrugëtimin politik deri më tani, e duket se ka plane për të ardhmen: “Njerëzit pa plane nuk mund të funksionojnë. Në momentin e duhur do i ndaj!”.

 

Video

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

Ndeshja miqësore mes Serbisë U21 dhe Rusisë U21, e fituar 2-1 nga serbët, u shoqërua me tensione të forta në pjesën e dytë. Në minutën e 68-të, një përplasje mes Mikhail Umnjikovit dhe Matija Mitrovic u përshkallëzua në shtyrje dhe goditje, duke përfshirë edhe lojtarë të tjerë të dy skuadrave. Pas qetësimit të situatës, arbitri ndëshkoi Umnjikovin me karton të kuq, ndërsa Mitrovic mori kartonin e dytë të verdhë dhe u largua gjithashtu nga fusha.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme