Politika 26 June 2025, 15:53 Nga VNA

Këlliçi orienton Prokurorinë e Posaçme si të hetojë krimin zgjedhor dhe i bashkohet korit anti-SPAK të Partisë Demokratike

Ndaje në Whatsapp
Këlliçi orienton Prokurorinë e Posaçme si të

Belind Këlliçi i ka kërkuar sot llogari Altin Dumanit pse ky i fundit nuk ka hetuar siç duhet krimet zgjedhore për votimet e 11 majit.

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka raportuar sot lidhur me krimet zgjedhore në eventin me temë “Përtej monitorimit: Drejt një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”.

“Janë ushtruar disa kontrolle banese, zyre personale. Janë ekzekutuar 20 vendime gjykate për lejim kontrolli të ambienteve të ndryshme dhe personave të ndryshëm, janë sekuestruar prova e dokumente të rëndësishme që do i shërbejnë procesit të hetimit,” tha ai, teksa shtoi se sfidat nuk janë të pakta, duke iu referuar materialeve të partive politike. Sipas tij, kallëzimet e depozituara në SPAK kanë qenë të paplota.

Një orë pasi ai ishte larguar nga takimi, Belind Këlliçi u duk i pakënaqur nga ky konstatim i Dumanit, duke pretenduar se kallëzimet e bëra nga PD ishin të mjaftueshme për të nisur hetimet. Duke i bërë iso këngës së Sali Berishës për “farsën zgjedhore”, Këlliçi ngriti zërin për padrejtësi ndaj opozitës, teksa herë pas here ai nuk harron të përmendë arrestimin e Erion Velisë si një sukses të denoncimeve të tij në SPAK.

Me gjasë, prokurorët e SPAK duhet të tregohen më të vëmendshëm ndaj deklaratave të deputetit të zgjedhur Belind Këlliçi, teksa ky i fundit herë pas here u kërkon llogari dhe u tregon se çfarë procedurash duhet të ndjekin për hetimet. Vetëm se Këlliçi nuk e ka ende formulën për vijimin e hetimeve ndaj tij, që SPAK ka nisur prej muajsh.

Ndoshta, për t’i rënë më shumë në sy shefit, duke ngritur zërin në korin berishian kundër SPAK-ut, Belind Këlliçi projekton edhe një vend të mirë në grupin parlamentar të PD-së. Sepse eksperienca ka treguar se sa më shumë të akuzosh SPAK-un e sa më lart ta ngresh tonin për Altin Dumanin, aq më të mëdha të vijnë shpërblimet nga kryetari i partisë. Dhe Belind Këlliçi ka një garë të fortë brenda partisë për të bërë karrierë.

Video

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

Ndeshja miqësore mes Serbisë U21 dhe Rusisë U21, e fituar 2-1 nga serbët, u shoqërua me tensione të forta në pjesën e dytë. Në minutën e 68-të, një përplasje mes Mikhail Umnjikovit dhe Matija Mitrovic u përshkallëzua në shtyrje dhe goditje, duke përfshirë edhe lojtarë të tjerë të dy skuadrave. Pas qetësimit të situatës, arbitri ndëshkoi Umnjikovin me karton të kuq, ndërsa Mitrovic mori kartonin e dytë të verdhë dhe u largua gjithashtu nga fusha.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme