Politika 25 June 2025, 13:11 Nga VNA

“Post që një demokrat s’e merr kurrë”, Berisha sulmon emërimin e Genc Deromemajt, denoncon blerje votash në Fresk

Ndaje në Whatsapp
“Post që një demokrat s’e merr kurrë”, Berisha
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, reagoi ashpër ndaj emërimit të Genc Deromemajt, ish-kryetar i PD-së në Vlorë, në krye të Kadastrës së këtij qarku. Berisha deklaroi se Deromemaj ka bërë një zgjedhje që një demokrat i vërtetë nuk do ta pranonte kurrë. “Para 10 ditësh më dërgoi një mesazh dhe më informoi se do të largohej nga aktiviteti politik. Në fakt, nuk kishte pasur ndonjë angazhim për arsye të veta. Por nuk më tha se do merrte ndonjë funksion. Ka marrë një post që një demokrat nuk e merr kurrë. Ai bëri zgjedhjen e tij”, Ai shtoi se nuk ka dijeni për ndonjë rast tjetër të ngjashëm, ndërsa theksoi se “si ka gjetur këtë vlerësim nga partia e krimit”, mbetet e paqartë për të.

"Por kjo është një zgjedhje e tij dhe unë personalisht e kam thënë dhe e përsëris prapë, thelbin e lirisë e konsideroj të drejtën e zgjedhjes së njeriut. Ai ka bërë një zgjedhje, ka marrë një funksion, ka marrë një post, të cilin një demokrat nuk e merrte kurrë, por zgjedhja është e tij…Nuk kam dijeni për asnjë rast tjetër. Nuk kam dijeni, por rasti i tij është evident. Nuk më njoftoi se do merrte një funksion në një vend ku rrinë nga 3 muaj zakonisht, në Vlorë. Por është zgjedhja e tij, kaq është ajo. Investimin ai e ka pasur në PD, se si gjeti këtë vlerësim të lartë nga partia e krimit, është puna e tij, nuk kam dijeni”, tha Berisha.

Në të njëjtën dalje për mediat, Berisha denoncoi një tjetër rast të rëndë, që sipas tij, përbën blerje votash në zonën e Freskut në Tiranë. Kreu i PD-së tha se janë dhënë në mënyrë të paligjshme leje legalizimi dhe certifikata pronësie në këmbim të votave. “Sipas të dhënave tona, në të gjithë vendin janë dhënë 5,994 leje legalizimi në periudhën e ndaluar me ligj. Minimumi 3-5 vota janë blerë me secilën prej tyre. Ky është një shembull klasik i përdorimit elektoral të shtetit përmes ushtrimit të paligjshëm të fuqisë ekzekutive”, deklaroi Berisha. Ai akuzoi mazhorancën se po përdor institucionet shtetërore si mjete për manipulim elektoral dhe blerje të vullnetit të qytetarëve përmes premtimeve dhe dhënies së pronave publike.

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme