Politika 24 June 2025, 13:26 Nga VNA

“Rinumërimi, kërkesë e kandidatëve, jo e PD-së”, Berisha sulmon Vjollca Hoxhën për mbrojtjen e Ramës në media

Ndaje në Whatsapp
“Rinumërimi, kërkesë e kandidatëve, jo e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë të fortë nga selia blu, akuzoi kryeministrin Edi Rama për manipulim të zgjedhjeve të 11 majit dhe e cilësoi procesin si një farsë elektorale. Ai theksoi se rinumërimi i votave është kërkesë e kandidatëve të PD-së dhe jo një nismë zyrtare e partisë.

“Rinumërimi nuk është kërkesë e PD-së, por e kandidatëve tanë, të cilëve nuk mund t’u mohohet kjo e drejtë. Vota vdiq pa hyrë në kuti,” deklaroi Berisha.

Në vijim, Berisha sulmoi ashpër edhe drejtuesen e “Top Channel”, Vjollca Hoxha, duke e akuzuar se po përpiqet të mbulojë skandalet e Ramës përmes editorialeve të kontrolluara politikisht.

“Fox News damkosi Edi Ramën si ‘RamaDuro i Europës’, por Vjollca Hoxha mundohet të mbrojë këtë regjim me editoriale që sfumojnë të vërtetën. Zonjë, para se të sulmosh Fox-in, më mirë kontrollo rregullat e gazetarisë që duhet të ndjekësh,” tha ai.

Berisha shtoi se mediat e kontrolluara nga qeveria po përpiqen të zhvendosin vëmendjen nga kriza e zgjedhjeve duke u mbështetur në zhvillimet ndërkombëtare si lufta në Lindjen e Mesme, ndërsa paralajmëroi se beteja për rikthimin e votës së lirë nuk do të ndalet.

“Armiku më i egër i njeriut është ai që i dhunon votën dhe fjalën e lirë. Edi Rama është në garë me Nicolás Maduron dhe në disa aspekte është edhe më i zi,” përfundoi Berisha.

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme