Politika 23 June 2025, 20:16 Nga VNA

Aulon Kalaja kritika PD-së: Refuzojnë të kuptojnë realitetin, nuk mund të vidhen 300 mijë vota

Ndaje në Whatsapp
Aulon Kalaja kritika PD-së: Refuzojnë të kuptojnë

Kandidati për deputet, Aulon Kalaja, ka kritikuar hapur Partinë Demokratike për humbjen në zgjedhjet e 11 majit. Në një intervistë për mediat, Kalaja tha se suksesi elektoral i disa kandidatëve të Partisë Socialiste tregon dobësinë e opozitës dhe paaftësinë e saj për të ofruar një alternativë reale.

Kalaja tha se mund të vidhen 40 apo 50 mijë, por 300 mijë nuk mund të vidhen dhe sipas tij kjo vjen për shkak se PD refuzon të kuptojë gjendjen ku ndodhet.

“Janë 300 mijë vota diferencë, nuk janë 30 mijë. Nuk mund të thuash se të janë vjedhur kaq shumë vota. Le të themi që janë vjedhur 40 apo 50 mijë, por 300 mijë nuk vjedhen. PD refuzon të kuptojë gjendjen ku ndodhet” u shpreh ai.

Ai solli shembullin e një kandidati të PS-së në Durrës që kaloi nga 2.500 vota në 2021 në mbi 21.000 vota në zgjedhjet e fundit, duke lënë pas edhe vetë Edi Ramën në numër votash. Për Kalajën, kjo nuk është domosdoshmërisht një tregues manipulimi, por mungesë konkurrencë nga opozita.

Ai kritikoi faktin që shumë figura në qeveri nuk janë të njohur publikisht, por këtë e lidhi me mungesën e një sistemi vlerash në shoqëri dhe në politikë.

Kujtojmë se Kalaja ishte një nga kandidatët e parë që kërkoi rinumërim të votave në qarkun e Durrësit, pasi pati dyshime se i janë tjetërsuar votat nga kolegë të tjerë brenda listës së PD. Por rinumërimi nuk solli ndryshime të rezultatit dhe Kalaja kështu nuk siguroi mandatin e deputetit.

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme