Politika 22 June 2025, 20:04 Nga VNA

SHBA sulmoi Iranin, Rama: Mbështesim përpjekjet e Trump për të parandaluar regjimin teokratik të Iranit të pajiset me armë bërthamore

Ndaje në Whatsapp
SHBA sulmoi Iranin, Rama: Mbështesim përpjekjet e Trump për

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas përshkallëzimit të konfliktit Izrael-Iran dhe pas bombardimeve të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj tri objekteve bërthamore iraniane – Fordow, Natanz dhe Isfahan – natën e 21 qershorit. Në një postim të fortë në platformën X (ish-Twitter), Rama shprehu mbështetje të plotë për vendimin e Presidentit amerikan.

“Mbështesim përpjekjet e Trump për të parandaluar që regjimi teokratik i Iranit të pajiset me armë bërthamore!”, deklaron Rama.

Kryeministri vuri theksin te karakteri ideologjik dhe kërcënues i regjimit iranian, të cilin e përshkruan si një “teokraci e armatosur me retorikë apokaliptike”.

“Ky nuk është thjesht një shtet tjetër bërthamor. As thjesht një diktaturë me ambicie bërthamore. Kjo është një teokraci – e armatosur me retorikë apokaliptike, e zhytur në shtatëdhjetë vjet duke i cilësuar kombet e lira si ‘Satanike’ dhe duke bërë thirrje të hapura për shfarosjen e tyre. Nga çdo aspekt, është një devijim i veçantë – ndryshe nga çdo shtet i armatosur bërthamor, pavarësisht sistemit politik.”

Në deklaratën e tij, Rama bën edhe një lidhje simbolike mes së kaluarës së errët të Shqipërisë.

“Si një komb që doli nga humnera e një regjimi brutal ateokratik, si një anëtar krenar i botës së lirë dhe si një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara, Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet e sinqerta të Presidentit Trump për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të pajiset ndonjëherë me armë bërthamore.”

Mbështetja e Shqipërisë, përmes një deklarate të drejtpërdrejtë të kryeministrit Rama, e vendos vendin krah për krah me Uashingtonin në këtë moment kritik të diplomacisë dhe sigurisë ndërkombëtare.

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme