Politika 21 June 2025, 12:18 Nga VNA

Berisha-Mila dhe Bardhi-Zegjine: Përballjet që nisën në fushatë dhe pritet të vazhdojnë në Kuvend

Ndaje në Whatsapp
Berisha-Mila dhe Bardhi-Zegjine: Përballjet që nisën në

Kuvendi i ri që pritet të nisë punën në shtator, duket se do të sjellë përballje të reja mes figurave të Partisë Demokratike dhe emrave të rinj të dalë nga radhët e Partisë Socialiste.

Dy prej përballjeve më të spikatura janë ato mes Sali Berishës dhe Sara Milës, si dhe Gazment Bardhit dhe Zegjine Çaushit. Këto duele politike kanë nisur që gjatë fushatës elektorale dhe duket se do të vijojnë edhe në sallën e Parlamentit.

Sara Mila, e cila mori një numër rekord votash në Elbasan, u vu në qendër të vëmendjes kur kreu i PD-së, Sali Berisha, e akuzoi publikisht për lidhje me eksponentë të botës së krimit. Akuzat nga ana e Berishës kanë vijuar edhe pas zgjedhjeve, duke e përdorur emrin e Milës si simbol të ndërhyrjes së krimit në zgjedhjet e 11 majit.

Deputetja më e re socialiste nga ana tjetër nuk i ka marrë dhe aq seriozisht etiketimet e kryedemokratit për ta denoncuar për shpifje, përkundrazi duket sikur ka parë anën pozitive të reklamës që i ka bërë. Dhe në ato pak dalje që ka bërë për mediat pas zgjedhjeve, i është përgjigjur me të qeshur duke paralajmëruar disa herë se përgjigjen Berisha do ta marrë në Kuvend.

Ndërkohë, në qarkun e Fierit është shfaqur një tjetër përballje e ndezur, ajo mes Zegjine Çaushit dhe Gazment Bardhit. Bardhi ka akuzuar në mënyrë të vazhdueshme drejtuesen politike të PS në Fier, Belinda Ballukun, dhe në disa raste, deputetja e re e PS-së i është përgjigjur me tone ironike, shpesh duke përdorur humorin dhe dialektin vendas. Kjo qasje i ka sjellë asaj vëmendje mediatike dhe ka ndikuar pozitivisht në rezultatin e saj elektoral.

Ndryshe nga Mila, Çaushi ka qenë më aktive në replika, duke kërkuar hapur përballjen me Bardhin, ndërsa ky i fundit deri më tani ka zgjedhur të mos e përmendë drejtpërdrejt, por nuk ka lënë pa e përfshirë në retorikën kundër PS-së në Fier.

Tashmë, të dyja përballjet janë gati të transferohen në sallën e Parlamentit.

Ndoshta për Berishën dhe Bardhin mund të duket e lehtë pasi kanë eksperiencën si favor. Por duhet të kenë parasysh faktin se përballë do kenë dy emra të rinj që përveçse i kanë mundur thellë në zonat ku kanë kandiduar, tashmë po marrin dhe leksione në Akademinë Politike të Partisë Socialiste.

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme