Politika 20 June 2025, 20:51 Nga VNA

Kuvendi shpenzon 750 mijë euro për të zbardhur fjalimet e deputetëve me inteligjencë artificiale  

Ndaje në Whatsapp
Kuvendi shpenzon 750 mijë euro për të zbardhur fjalimet e

Kuvendi ka parashikuar të shpenzojë 750 mijë euro për të zbardhur fjalimet e deputetëve në parlament me me inteligjencë artificiale. Zbardhja e fjalimeve të deputetëve në parlament është kthyer në sfidë për institucionin, i cili ka burime të kufizuara për të kryer në kohë të shpejt transkriptet.

Për të zgjidhur këtë situatë, Kuvendi i Shqipërisë ka shpenzuar 750 mijë euro, duke vënë në punë inteligjencën artificiale. Projekti del në një prej tenderave të institucionit, ku shpjegohet se fjalimet në seanca apo debatet në komisionet e kuvendit do të zbardhen automatikisht.

Tenderi kishte dështuar disa herë më parë, por është mbyllur menjëherë pas zgjedhjeve të 11 majit. Fituese është shpallur kompania “Dega Semos AL”, në bashkëpunim me “PC Store” dhe “BitGenius”, për furnizimin dhe mirëmbajtjen 4-vjeçare të një sistemi të avancuar transkriptimi bazuar në inteligjencë artificiale.

Sipas dokumenteve zyrtare, Kuvendi justifikon këtë shpenzim duke theksuar vështirësitë e mëdha të stafit për të përballuar manualisht volumin e lartë të fjalimeve. Procesi i zbardhjes “me kufje” kërkon kohë, është i lodhshëm dhe shpesh i papërballueshëm.

Teknologjia e re do të lejojë përpunimin e fjalimeve në kohë reale, klasifikimin e tyre sipas tematikave dhe publikimin automatik në kanalet zyrtare.

Edhe pse efektiviteti i këtij tenderi nuk është testuar ende, ai do të shihet në vazhdimësi, në rast se do të ketë ankesa nga vetë deputetët apo palë të tjera, për saktësinë e transkriptimit ose jo.

Të shpresojmë se inteligjenca artificiale të njoh dialektin e disa deputetëve në Kuvend apo artikulimin jo të duhur të fjalëve, sepse përndryshe do të duhen shpenzime të tjera që ta rregullojmë sërsh këtë problematik.

 

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme