Politika 19 June 2025, 09:39 Nga VNA

Rinumërimi në Tiranë/ Lëvizje të vogla votash në listat preferenciale të kandidatëve

Ndaje në Whatsapp
Rinumërimi në Tiranë/ Lëvizje të vogla votash në

Rinumërimi i votave në qarkun e Tiranës ka evidentuar lëvizje të vogla votash në listat preferenciale të kandidatëve, si për Partinë Demokratike ashtu edhe për Partinë Socialiste.

Në listën e PD-së, kandidati Ilir Alimehmeti kishte ngritur pretendime për zhvendosje votash në favor të kandidatëve të tjerë. Nga rinumërimi i 85 kutive të para, rezulton se atij i mungojnë 4 vota krahasuar me të dhënat e 11 majit. Ndërkohë, Jorida Tabaku, një tjetër kandidate e kësaj liste, rezulton me 11 vota më shumë pas rinumërimit.

Disa kandidatë të tjerë të PD-së, si Petrit Doda, Petrit Gjorgji dhe Edit Harxhi, rezultojnë të kenë përfituar nga 10 deri në 14 vota më shumë në procesverbal, ndërsa Ilda Zhulalit i janë hequr 13 vota në numërimin e parë.

Në kampin socialist, Fatmir Xhafaj rezulton me numrin më të madh të votave të regjistruara më tepër se sa ishin në kuti. Po ashtu, Kejsi Elezi dhe Sofika Lleshi rezultojnë secila me nga 22 vota më shumë.

Sa i përket garës mes Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit brenda listës së PS-së, rinumërimi nuk ka sjellë ndryshim në renditje. Xhaçka ka rezultuar me një votë më shumë, ndërsa Gjylametit i mungojnë dy vota krahasuar me procesverbalet e mëparshme.

Procesi i rinumërimit vijon, ndërsa rezultatet përfundimtare do të konfirmohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme