Politika 18 June 2025, 15:31 Nga VNA

Hamejt e florinjtë të KQZ dhe 11 ditët që duheshin bërë pushim

Ndaje në Whatsapp
Hamejt e florinjtë të KQZ dhe 11 ditët që duheshin

Sipas raportimeve në faqen e tenderimeve publike, KQZ për procesin e rinumërimit ka programuar 85.000 euro për marrje me qira infrastrukture logjistike nga Klik-Expo-Group.

Sigurisht që duhet një mendje më e sofistikuar se normalja për të kuptuar se çfarë mori me qira KQZ me 85.000 euro, kur ambienti ku po bëhet rinumërimi është një shkollë publike dhe transporti i kutive dhe pajisjeve në pronësi të KQZ është kryer gjithmonë me kamionë të ushtrisë.

Nëse kjo shifër është kostoja e hamejve, atëherë këta rezultojnë të jenë hamejtë më të shtrenjtë të globit. Nëse në këtë kosto përfshihen pajisje të tjera, jemi kuriozë të mësojmë se cilat janë dhe sa janë, për të kuptuar se çfarë kostoje do të kishin nëse KQZ, për shembull, do t’i kishte blerë në vend që t’i merrte me qira.

Por ajo që bën më shumë përshtypje është nevoja e KQZ për blerjen e shërbimit të regjistrimit dhe transmetimit online të rinumërimit. Sigurisht që për këtë proces informacion pritet të ketë dhe Damian Gjiknuri. Por mesa duket, fitorja e mandatit e ka bërë më “tolerant” ndaj veprimeve të KQZ-së, që funksionon sipas kodit të përcaktuar prej tij.

Pa llogaritur milionat e numërimit, KQZ për rinumërimin ka prokuruar me urgjencë 79.000 euro për “R&T”. Kjo kompani ofron shërbim për ngritjen e sistemit të regjistrimit dhe transmetimit online për procesin e rinumërimit të votave dhe transmetimin e rezultateve. E nëse Celibashi përdori togfjalëshin “shuma të kursyera nga votimi i diasporës”, në fakt, e gjitha kjo nuk mund të quhet kursim, sepse në të vërtetë po shpenzohen përsëri para nga buxheti i shtetit për një proces krejtësisht të panevojshëm.

Dihet që çdo mbledhje e organeve të KQZ transmetohet live në kanalet zyrtare të KQZ në YouTube dhe faqen zyrtare të KQZ-së. A do të thotë kjo që KQZ shpenzon 80.000 euro në muaj për këtë qëllim? Po pse duhej prokuruar sërish?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet 2025 ka prokuruar dhe kontraktuar përmes një tenderi të hapur ndërkombëtar një nga kompanitë më të paguara nga transaksionet e thesarit. Kjo kompani u pagua për të bërë indeksim dhe ruajtje të pamjeve filmike. Sipas kontratës, kompania “First” do të bënte 35 ditë punë për “Sistemin për Indeksimin dhe Kërkimin e Pamjeve Filmike si dhe Shtimin e Kapaciteteve për Ruajtjen e Pamjeve Filmike”. Pagesa ishte 300.000 euro pa TVSH.

Vini re: çdo shifër e referuar në këtë shkrim është pa TVSH.

35 ditë pune të kompanisë “First” do të thoshte që kjo kompani mbulonte me shërbim periudhën nga 11 maj deri më 15 qershor. Mbetet fakt që kishte një tendencë të qartë brenda KQZ që rinumërimi të shtyhej përtej datës 15 qershor.

VNA edhe më parë raportoi problematikën për shtyrjen e rinumërimit dhe marrjen pushim për 11 ditë. Në ditën që u shpall vendimi për hapjen e të gjitha kutive dhe rinumërimin e gjithë qarkut Tiranë, Damian Gjiknuri nga salla e Kuvendit ironizoi opozitën që, pasi kërkoi hapjen e kutive, nuk u paraqit në vendin ku ruheshin kutitë për t’i tërhequr. Por vetëm kaq. Më pas edhe Damian Gjiknuri nuk u ndje më.

Dhe jo rastësisht, në ditën që KAS vendosi hapjen e kutive të Tiranës, kontrata me “First” nuk ishte përmbyllur ende. Pse Celibashi nuk kërkoi zgjatjen e një kontrate ekzistuese, por priti që të kalonin disa ditë sa të përfundonte kontrata me “First”, që pastaj të ritenderonte me “R&T”?

Për ligjin e prokurimit publik është e zakonshme si procedurë zgjatja e afateve të kontratave dhe shtesa e fondit. Aq më shumë kur është shërbim, aq më shumë kur nuk do të rrezikohej të vonohej procesi për një tender të ri, aq më shumë kur bëhej fjalë për një proces për të cilin buxheti i shtetit qenka treguar bujar aq saqë Celibashi ka gjithmonë “kursime”. Që me gjasë jo vetëm nuk janë të tilla, por rezultojnë shpërdorime të pastra me lekët e shqiptarëve.

Në fund, na duhet që edhe këtë shfaqjen e shëmtuar të një rinumërimi pa asnjë vlerë në rezultat ta paguajmë shtrenjtë. Sepse tekat dhe pazaret e politikës zakonisht kanë çmim të lartë për xhepat e shqiptarëve.

Video

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë goditi ishullin Kyushu nw Japoni, ndërsa një ekip kirurgësh ndodhej në mes të një operacioni delikat. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar çastet e tensionit, ku mjekët përpiqen me çdo kusht të mbrojnë pacientin dhe të mbajnë të palëvizshme tavolinën e operacionit, ndërsa salla dridhet nga lëkundjet e forta. Pavarësisht panikut dhe rrezikut, stafi mjekësor nuk e braktisi pacientin. Operacioni u ndërpre vetëm për pak minuta dhe më pas rifilloi, duke përfunduar me sukses. Tërmeti shkaktoi pasoja të rënda në Japoni, me dhjetëra viktima, mbi 100 të plagosur, ndërtesa të shembura dhe mijëra familje pa energji elektrike.

Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën në Ceuta, pasi tentoi të hynte ilegalisht në enklavën spanjolle nga Maroku duke përdorur parashutë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes, kur i riu ra në det. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga uji dhe tentuan ta rikthenin në jetë, por pa sukses. Sipas autoriteteve spanjolle, kjo metodë është përdorur nga disa migrantë që prej tetorit 2025, ndërsa dhjetëra persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin drejt Ceutës.

Vullkani Etna në Siçili vijon të mahnisë me aktivitetin e tij spektakolar, por edhe të krijojë vështirësi për zonën përreth. Një çarje e re shpërthyese është hapur në zonën e Valle del Bove, në një lartësi rreth 2 750 metra mbi nivelin e detit. Ndërkohë, gjatë natës është regjistruar një ujëvarë e fuqishme llave nga krateri Voragine, në një lartësi prej rreth 3 000 metrash, duke krijuar një pamje mbresëlënëse të ndriçuar nga flakët e lavës. Aktiviteti i Etna-s ka ndikuar edhe në transportin ajror. Aeroporti i Katanias u hap përkohësisht, por më pas u mbyll sërish për shkak të hirit vullkanik të shpërndarë në atmosferë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme