Kronika 29 April 2026, 19:28 Nga VNA

Europol zbardh skemën: si funksiononte rrjeti që mashtroi miliona euro, 10 të arrestuar në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Europol zbardh skemën: si funksiononte rrjeti që mashtroi miliona

Një rrjet kriminal që mashtronte online në shkallë të gjerë është goditur pas një hetimi të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe austriake, me mbështetjen e Europol dhe Eurojust. Operacioni, që zgjati mbi dy vjet, çoi në arrestimin e 10 personave dhe sekuestrimin e rreth 900 mijë eurove cash.

Sipas hetimeve, rrjeti operonte në disa pika në Tiranë dhe dyshohet se ka shkaktuar dëme financiare deri në 50 milionë euro. Viktimat joshesin përmes reklamave të rreme në rrjete sociale dhe faqe interneti, ku u premtoheshin fitime të larta nga investime të supozuara.

Pasi regjistroheshin, viktimat kontaktoheshin nga persona që shtirreshin si këshilltarë financiarë, të cilët merrnin kontroll mbi llogaritë dhe në disa raste edhe mbi pajisjet e tyre përmes programeve të posaçme. Ata i bindnin të investonin shuma gjithnjë e më të mëdha, ndërsa paratë përfundonin në duart e mashtruesve.

Struktura e grupit ishte e organizuar në ekipe prej 6–8 personash, të specializuar sipas gjuhëve si gjermanisht, anglisht, italisht, greqisht dhe spanjisht, për të targetuar tregje të ndryshme. Çdo ekip drejtohej nga një përgjegjës, ndërsa në qendrat e thirrjeve kishte menaxherë që koordinonin aktivitetin. Operatorët paguheshin rreth 800 euro në muaj, plus komisione për çdo “kontratë” të realizuar.

Hetimi nisi në Austri në qershor 2023, pas identifikimit të shumë viktimave në Vjenë. Në prill 2024, përmes Europolit, autoritetet austriake kërkuan informacion nga pala shqiptare për një adresë IP të dyshuar. Kjo çoi në nisjen e hetimeve në Shqipëri dhe më pas në një operacion të përbashkët.

Më 17 prill 2026 u zhvillua aksioni i koordinuar, ku u arrestuan 10 persona në Tiranë. Gjatë kontrolleve në tre call center dhe nëntë banesa u sekuestruan 891 735 euro cash, 443 kompjuterë, 238 telefona, 6 laptopë dhe pajisje të tjera ruajtjeje të dhënash.

Viktimat e kësaj skeme mashtrimi janë identifikuar në shumë vende të botës, përfshirë Italinë, Gjermaninë, Greqinë, Spanjën, Kanadanë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme