Politika 29 April 2026, 22:24 Nga VNA

SPAK intensifikon hetimet ndaj Belinda Ballukut: Kush janë personat e kontrolluar dhe dyshimet për pasuri të fshehura

Ndaje në Whatsapp
SPAK intensifikon hetimet ndaj Belinda Ballukut: Kush janë personat e

Me urdhër kontrolle të firmosura nga SPAK, janë intensifikuar hetimet ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, në kuadër të një çështjeje që lidhet me dyshime për veprimtari kriminale, tendera dhe pasuri të mundshme të fshehura.

Sipas gazetares Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Opinion”, janë firmosur rreth 20 urdhra kontrolli për persona të afërt me Ballukun, të cilët dyshohet se mund të kenë lidhje me veprimtari të paligjshme. Kontrollet kanë nisur që në orën 07:00 të mëngjesit dhe kanë përfunduar në mbrëmje.

Mes personave të kontrolluar janë Andi Ethimi, ndaj të cilit është ushtruar kontroll personal dhe janë sekuestruar telefoni celular dhe dokumente të ndryshme, si dhe Mirel Reçi, kushëri i parë i Ballukut dhe aksioner në dy kompani. Po ashtu është ushtruar kontroll edhe ndaj Loreta Ymerit, bashkëpunëtore e afërt e saj.

Kontrolle janë zhvilluar edhe në dy vila luksoze në një kompleks rezidencial në jug të vendit, si dhe janë marrë në pyetje dy punonjëse që shërbenin në banesën e Ballukut dhe një prej shoferëve të saj.

Lala kujtoi se edhe në janar 2026 janë kryer kontrolle të tjera ndaj Erald Elezit, Gentian Gjylit dhe bashkëpunëtorëve të tjerë, përfshirë biznesmenë që kanë përfituar tendera publikë. Në total, gjatë këtyre veprimeve janë sekuestruar rreth 80 pajisje elektronike, kompjuterë dhe telefona.

Pasi janë verifikuar këto pajisje, SPAK i është drejtuar sërish gjykatës për procedura të tjera hetimore, që lidhen me tendera dhe me dyshime për pasuri të fshehura që mund të jenë në pronësi të Ballukut. Sipas Lalës, bëhet fjalë për një çështje të vetme që po hetohet në disa degëzime të ndryshme.

Hetuesit po bashkëpunojnë edhe me kompanitë celulare për të verifikuar lëvizjet dhe qëndrimet e personave të përfshirë në vende të caktuara, me qëllim zbardhjen e plotë të lidhjeve dhe transaksioneve të dyshuara.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme