Politika 17 June 2025, 14:06 Nga VNA

Akademia Politike/ Deputetë të rinj, me mësues xhaketat e vjetra të PS

Ndaje në Whatsapp
Akademia Politike/ Deputetë të rinj, me mësues xhaketat e vjetra

Akademia Politike, PS trajnon deputetët e rinj. Nga Balla, tek Braçe e Rama, Xhafaj e Kuko, do të trajtojnë deputetët e sapozgjedhur për legjislaturën e re. Edi Rama nuk i lë asgjë rastësisë. Dhe kjo veçanërisht për performancën politike të deputetëve të rinj. Për këtë PS ka sjellë Akademinë Politike. Kështu, deputetët e rinj do rikthehen në "banka" për të mësuar sfidat e jetës parlamentare. Nisja e Akademisë Politike, një program intensiv trajnimi, është planifikuar për pasditen e së enjtes dhe synon t’i pajisë përfaqësuesit e rinj me njohuritë e nevojshme institucionale dhe politike. Sipas bashkëdrejtoreshës së këtij programi, Romina Kuko, nga 54 deputetët e rinj që janë bërë pjesë e Grupit Parlamentar të PS-së pas zgjedhjeve të 11 majit, vetëm 39 do të marrin pjesë në trajnim, për shkak se nuk kanë mbajtur më parë pozicione të larta shtetërore apo ministrore. “Kemi krijuar një format që u përshtatet më së miri nevojave të tyre. Kjo akademi synon të forcojë kuptimin institucional të funksionimit parlamentar dhe të përgatisë deputetët për rolin e tyre të ri”, – u shpreh Kuko për Top Channel. Trajnimi veror do të zgjasë 30 ditë dhe është i ndarë në pesë module kryesore, me pjesëmarrjen e figurave të njohura të Partisë Socialiste, përfshirë Edi Ramën, Taulant Ballën, Fatmir Xhafajn, Erion Braçen dhe Milva Ekonomin. Pesë modulet e Akademisë Politike: Roli Kushtetues i Deputetit dhe Etika e Përfaqësimit Lektorë: Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Erion Braçe, Niko Peleshi Arkitektura e Kuvendit dhe Procesi Legjislativ Lektorë: Etilda Gjonaj, Klotilda Bushka, Toni Gogu Marrëdhëniet Ndërinstitucionale dhe Ndërkombëtare Lektorë: Elisa Spiropali, Adea Pirdeni, Olta Xhaçka Komunikimi Politik dhe Performanca Publike Lektorë: Taulant Balla, Endri Fuga, Eduard Shalsi PS dhe Vizioni 2030 Lektorë: Milva Ekonomi, Bledi Çuçi, Evis Kushi Kuko theksoi se kjo është një ndër nismat më të rëndësishme që PS ndërmerr për të siguruar një grup parlamentar të përgatitur, që e njeh funksionimin institucional dhe që është në gjendje të përfaqësojë denjësisht qytetarët. “Deputetët nuk janë thjesht zëra publikë, por ligjvënës, përfaqësues të qytetarëve dhe aktorë në marrëdhënie institucionale të ndërlikuara. Për këtë, trajnimi është i domosdoshëm”, – përfundon ajo.

Video

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë goditi ishullin Kyushu nw Japoni, ndërsa një ekip kirurgësh ndodhej në mes të një operacioni delikat. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar çastet e tensionit, ku mjekët përpiqen me çdo kusht të mbrojnë pacientin dhe të mbajnë të palëvizshme tavolinën e operacionit, ndërsa salla dridhet nga lëkundjet e forta. Pavarësisht panikut dhe rrezikut, stafi mjekësor nuk e braktisi pacientin. Operacioni u ndërpre vetëm për pak minuta dhe më pas rifilloi, duke përfunduar me sukses. Tërmeti shkaktoi pasoja të rënda në Japoni, me dhjetëra viktima, mbi 100 të plagosur, ndërtesa të shembura dhe mijëra familje pa energji elektrike.

Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën në Ceuta, pasi tentoi të hynte ilegalisht në enklavën spanjolle nga Maroku duke përdorur parashutë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes, kur i riu ra në det. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga uji dhe tentuan ta rikthenin në jetë, por pa sukses. Sipas autoriteteve spanjolle, kjo metodë është përdorur nga disa migrantë që prej tetorit 2025, ndërsa dhjetëra persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin drejt Ceutës.

Vullkani Etna në Siçili vijon të mahnisë me aktivitetin e tij spektakolar, por edhe të krijojë vështirësi për zonën përreth. Një çarje e re shpërthyese është hapur në zonën e Valle del Bove, në një lartësi rreth 2 750 metra mbi nivelin e detit. Ndërkohë, gjatë natës është regjistruar një ujëvarë e fuqishme llave nga krateri Voragine, në një lartësi prej rreth 3 000 metrash, duke krijuar një pamje mbresëlënëse të ndriçuar nga flakët e lavës. Aktiviteti i Etna-s ka ndikuar edhe në transportin ajror. Aeroporti i Katanias u hap përkohësisht, por më pas u mbyll sërish për shkak të hirit vullkanik të shpërndarë në atmosferë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme