Politika 16 June 2025, 15:18 Nga VNA

"Shqipëria narkoshtet", shpërthen Balla: Po rinumëroni votat për të kaluar kohën

Ndaje në Whatsapp
"Shqipëria narkoshtet", shpërthen Balla: Po rinumëroni

Nga foltorja e Kuvendit deputetët e opozitës cituan pjesë të rezolutës të Parlamentit Europian për Shqipërinë. Nga Jorida Tabaku, tek Flamur Noka dhe Albana Vokshi,  shprehën shqetësimin si disa vendime të qeverisë, që nga licencat për kanabisin, falja e gjobave dhe përdorimi i burimeve shtetërore u përdoren për zgjedhjet e 11 Majit. Këto deklarata duket se nuk u pritën mirë as nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali, e cila i çoi të fala Berishës, i cili mungoi sot për arsye shëndetsore dhe as nga Taulant Balla. Nga foltorja e Kuvendit, Balla i cilësoi të turpshme deklarata e Berishës në EPP. Madje ai shkoi më tej duke thënë deputetëve të opozitës se po rinumprojnë votat për të shtyrë kohën. Dhe se një ndër arsyet përse opozita është në këtë gjendje janë edhe prania e figurave si Noka dhe Vokshi, që sipas tij, me siguri do jenë deputet edhe në 2029, ndaj dhe maxhoranca nuk po i kërkon dorëheqjen Berishës. Fjala U kërkua përse ne nuk bëjmë nje debat për zgjedhjet. Por debatin për zgjedhjet në momentin në fjalë po e bëjnë institucionet që kanë për detyrë të administrojnë zgjedhjet, aty ku ju keni shfrytëzuar edhe të drejtën që e kemi dakordësuar së bashku 13 vite më parë për të kërkuar rinumërim edhe pse e dini fare mirë që nga ky rinumërim nuk del asgjë sa i përket rezultatit të përgjithshëm. E vetmja gjë që po del është naj votë tek tuk. Naj komisioner i juaji ja ka kaluar ndonjë kandidati tjetër, por brenda atij marzhit të një gabimi njerëzor të deritanishëm. I referohem këtu procesit të rinumërimit në qarkun e Dibrës zoti Dogjani. Biem të gjithë dakord që ato 20 vota që kishin shkuar nga Gjunkshi te tjetri nuk ishin thjeshtë, janë brenda marzhit të gabimit. Por ne nuk mund të bëjmë një debat për zgjedhjet tani. Ju mund ti bëni një shërbim vendit meqë se flasim për eficencë energjie, të bëjmë edhe një eficencë sepse e keni futur procesin e numërimit thjesht dhe vetëm për të shtyrë kohën. Se ne nuk ua kërkojmë dorëheqjen e Saliut, rrini të qetë nga kjo pjesë , ne jo njëherë. Ata që ua kërkojnë zgjidhni hallin brenda jush. Por e rëndësishme është që kur vini këtu dhe kërkoni debat për zgjedhjet, po çfarë debate të bëjmë ne këtu? Rezultati i zgjedhjeve është më i qartë se asnjë herë tjetër. Për ta përmbyllur, ne jemi këtu para jush për t iu përgjigjur sot çështjeve që lidhen me eficencën e energjisë. Sa i përket integrimit dhe s ai përket imazhit të Shqipërisë, thirrja ime është hiqni dorë nga ai turp i madh se do vazhdoni të zhyteni edhe më shumë. Vota e shqiptarëve dhe mbi të gjitha vota e diasporës në 11 maj ishin vlerësim për punën e Ramës dhe ndëshkim për sjelljen tuaj ndaj Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve. Shqiptarët për budallenj nuk i merr dot askush, asnjeri prej tyre dhe siç ua matën kokën në 2025, edhe në 2029 njësoj do ndodhë.

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme