Politika 16 June 2025, 09:38 Nga VNA

Zëvendës Komisioneres së KQZ i ka mbaruar mandati. Çfarë e lidh fort pas karriges Lealba Pelinkun?

Ndaje në Whatsapp
Zëvendës Komisioneres së KQZ i ka mbaruar mandati.

Në 5 Tetor 2020 Kuvendi i Shqipërisë miratoi listën e plotë të të gjithë personave që do të drejtonin KQZ bazhar në dispozitave e Kodit të Ri Zgjedhor.

Pjesë e negociatave në momentet më të fundit u bë edhe krijimi i një posti të përkohshëm. "Zëvendës Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve", ishte karrike që u shtua kur shqyrtimi i Kodit kish nisur në Kuvend.Ndërsa gjithë postet e tjera parashikonin ripërtëritje dhe zëvendësim në raste të përfundimit të mandateve të të emëruarve, karrikja e Zëvendësit të Komisionerit ishte njëpërdorimshe.

Kush ulej në atë karrike, kur përfundonte detyrën merrte me vete edhe karriken.

Në postin e Zëvendësit u ul Lealba Pelingu, ish punonjëse e studios së Argita Malltezit dhe ish drejtuese e departamentit antikorrupsion në PD. E emëruar zyrtarisht nga Lulzim Basha, asokohe kryetar i PD, koha tregoi se zonja Pelinku nuk i tradhtoi asnjëherë “pronarët” e parë dhe përgjatë detyrës dhe konfliktit mes Bashës dhe Berishës mbajti fort interesat e këtij të fundit.

Funksioni i përcaktuar nga kodi i ri zgjedhor për Pelingun ishte monitorimi dhe mbikqyrja e implementimit të teknologjisë për identifikimin elektronik, rekrutimin dhe trajnimin e zyrtarëve zgjedhore. Zonja Pelingu do ish përgjegjëse për zbatimin e projektit të identifikimit elektronik të votuesve.Pra me fjalë të tjera njeriu që do zgjidhej në atë karrike duhej të kujdesej me përgjegjësi për tenderin e identifikimit elektronik.

Fakt mbetet që identifikimi elektronik është një projekt që u implementua që në vitin 2021.Në zgjedhjet e vitit 2023 sistemi për të cilin ish përgjegjëse me Kod, zonja Pelingu u shpartallua në një pjesë të madhe të qendrave të votimit.Raportet e OSBE -ODIHR e referuan problematikën por të gjithë u dukën të paqtuar në fund. Edhe Edi Rama në të nxehtë u shfaq me shprehje agresive ndaj përgjegjësve, por pasi fitoi zgjedhjet gjithshka u harrua.

Gjithsesi misioni i Zonjës Pelingu nuk ishte ndjekja dhe kolaudimi në cdo palë zgjedhje të atij dreq sistemi që thuajse nuk funksionoi kurrë pa probleme Ajo ishte vetëm për të monitoruar implementimin, dmth tenderimin.

Më tej Kodi nuk i parashikonte ndonjë kompetencë.

Në fakt mes urgjencës se si u shkrua dispozita dhe me hallin tek tenderi, autorët qé kishin shpikur karriken kishin harruar të fiksonin edhe pagën e Zëvendëses së Celibashit. Ende sot nuk dihet se me cilin akt përcaktohet paga e Pelingut. Kodi nuk sqaron as nëse dikush tjetër, bord ose funksionar, përcakton se sa rrogë meriton Pelingu. Por ndërsa kodi harroi rrogën ai e parashikon afatin e kohëzgjatjes në detyrë të Pelingut. Dhe ai mandat është 4 vjeçar.

Nëse bëjmë ca llogari, ajo karrike prej Tetorit 2024 nuk duhet të ekzistonte më në KQZ. 2020 + 4 = 2024!

Pas zgjedhjeve të vitit 2023 dhe gjullurdisë që shkaktoi dalja masive jasht funksioni e pajisjeve te identifikimit elektronik, zonja Pelinku u ndje e rrezikuar ndaj nisi të akuzonte nën dorë të tjerë zyrtarë të KQZ si të ngatërruar me tenderin e teknologjisë, por kaq.Pas zgjedhjeve të vitit 2023, në 2024, Komisioneri Celibashi i nisi një letër Kuvendit ku i kërkonte deklarimin e përfundimit të mandatit të Zonjës Pelingu.

Damian Gjiknuri dhe Komisioni i Ligjeve nuk dihet se ku e fshehën atë letër dhe as Komisioni i Ligjeve, as seanca nuk e mësoi kurrë fatin e kërkesës së panevojshme të Celibashit.

Zyetarisht mandati ligjor i Zonjës Pelingu ka përfunduar ne Tetor 2024!

Ndryshimet e Shtatorit 2024, nuk kanë asnjë dispozitë që të ketë ndryshuar nenin 14 të Kodit që flet për mandatin e Pelingut. Dispozita të tjera që janë shfuqizuar bëjnë fjalë për mandate të KAS, por jo të Zëvendës Komisioneres së identifikimit elektronik.

Pelingun e kishin harruar sërish!

E megjithatë si një statujë e opozitës ajo vazhdon qëndron në KQZ dhe paguhet edhe pas 8 muajsh me mandat të përfunduar. E meqë Sali Berisha megjithë luftën pa kompromis ndaj regjimit të Ramës nuk i le pa punë bashkëpunëtorët duket se deputetë të PS, më së shumti ata që hartian ndryshimet në kodi bashkë me Bylykbashin janë angazhuar së fundmi për zonjën Pelinku.

Epo nuk mund të bëhet betejë me regjimin pa u kujdesur për ata opozitarë që mbajnë karriget dhe rrogat me bekimin e kryeministrit. Sepse armiku na duhet përballë për show, por kur vjen puna tek benefitet shkelim një sy. Ose i mbyllim te dy

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme