Politika 14 June 2025, 14:56 Nga VNA

Agron Shehaj përforconë idenë e koalicionit me PD-në për bashkinë Tiranës, por jo kandidat Ilir Alimehmeti

Ndaje në Whatsapp
Agron Shehaj përforconë idenë e koalicionit me PD-në

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka përsëritur idenë e tij për një kandidat të përbashkët të opozitës për Bashkinë e Tiranës. Në një intervistë për Neës24, Shehaj tha se është e vetmja mundësi që opozita t’i marrë bashkinë Edi Ramës.

“Kryetari i Bashkisë së Tiranës është nën arrest dhe do të kemi zgjedhje për kryetar. Nëse ne duam, si opozitë, të fitojmë kundër Edi Ramës, atëherë duhet të kemi një kandidat të përbashkët. Kjo është e vetmja mënyrë që ne kemi. E vështirë, por kemi mundësi të fitojmë”, tha Shehaj.

Por sipas tij, ky kandidat duhet të jetë jopartiak, një kriter që përjashton kandidaturën e Ilir Alimehmetit për drejtimin e kryeqytetit.

“Shiko, unë nuk do të doja të hyja në emra. Unë i qëndroj propozimit tim për një kandidat jo partiak. Në rastin konkret, Ilir Aalimehmeti  ka qenë kandidat, është anëtar i Partisë Demokratike”, tha Shehaj.

Insistimi i Shehajt për kandidat të përbashkët edhe pas deklaratës së Berishës që ishte dakord me propozimin e kreut të partisë Mundësia, shton mundësit që dy palët të bëjnë koalicion në zgjedhjet për bashkinë Tiranë. E vetmja pikë që mesa duket do të duhet të bien dakord, është për emrin e personit që duhet të zgjedhin, të jetë politik apo jo politik.

 

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme