Politika 13 June 2025, 14:14 Nga VNA

Kritikat për rritjen e pagave për gjyqtarët, Zaçaj injoron deklaratat e Ramës: Janë në kuadrin e lirisë së shprehjes

Ndaje në Whatsapp
Kritikat për rritjen e pagave për gjyqtarët, Zaçaj injoron

Kritikat e kryeministrit Edi Rama për kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve për rritje pagash, mesa duket janë të ‘papërfillshme’ për kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, e cila jo vetëm që nuk është ndjerë në presion, por i ka quajtur si të zakonshme dhe brenda kuadrit të lirisë së shprehjes në demokraci.

“Deklaratat e tilla janë të zakonshme dhe i kemi parë shpesh në kontekste të ndryshme. Për sa kohë që mbeten brenda kuadrit të lirisë së shprehjes, ato janë pjesë e demokracisë dhe një vlerë e shtuar,” tha ajo.

Zaçaj jo vetëm nuk shprehur pendesë për të tërrhequr kërkesën, por nënvizoi gjithashtu se Gjykata Kushtetuese funksionon në mënyrë të pavarur dhe se politika mban kosoto kur nuk zbaton vendimet e saj.

“Zbatimi i vendimeve të GJK tregon nivelin e demokracisë. Kemi ende punë për të bërë, por në shumicën e rasteve vendimet tona janë të zbatueshme. Politika mban koston për moszbatimin e tyre,” deklaroi ajo.

Kujtojmë se Unioni i Gjyqtarëve ka kërkuar për herë të dytë brenda tre viteve rritje të pagave, kërkesë që më parë është pranuar nga vetë Gjykata Kushtetuese. Kryeministri Rama e kundërshtoi publikisht këtë kërkesë, duke shprehur shpresën që një vendim i tillë mos të përsëritet.

Në pamje të parë duket se është një përplasje e re që po krijohet mes dy pushteteve në vend. Por mbetet për t’u parë se sa reale do jetë. Sepse koha e ka treguar që kryeministri ishte i vetmi që doli kundër edhe kur deputetët kërkuan rritje pagash, por që në fund u la dorë të lirë të rrisin pagat me dyfishin e atyre që kishin.

 

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme