Politika 13 June 2025, 11:52 Nga VNA

Përplasje në KAS mes Ilir Rusmailit dhe Marash Logut, ndërpritet mbledhja për ankimimin e PD-së në Elbasan

Ndaje në Whatsapp
Përplasje në KAS mes Ilir Rusmailit dhe Marash Logut, ndërpritet

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) është mbledhur këtë të premte për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Demokratike për pavlefshmërinë e rezultatit zgjedhor në qarkun e Elbasanit. Megjithatë, seanca u ndërpre përkohësisht pas një përplasjeje verbale mes relatorit të çështjes, Ilir Rusmaili, dhe përfaqësuesit të PD-së, Marash Logu.

Gjatë fjalës së tij, Logu ngriti dyshime mbi transparencën e marrëveshjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me kompaninë postare DHL, duke përmendur një deklaratë të komisionerit shtetëror të zgjedhjeve, sipas së cilës janë kursyer rreth 2 milionë euro për shkak të parregullsive në zarfe, si mungesa e nënshkrimeve apo pranimi i vetëm një vizë.

“Kostoja për marrjen dhe dërgimin e një zarfi është 37.5 euro. Nëse KQZ thotë se kurseu 2 milionë euro, a do të thotë që mungojnë nënshkrimet në të paktën 53 mijë raste?” – deklaroi Logu.

Reagimi i relatorit Rusmaili ishte i menjëhershëm, duke kërkuar qetësi në sallë dhe duke akuzuar Logun për nervozizëm dhe fjalime pa leje. “Duhet të qetësohesh dhe përgatitesh të mos krijosh incidente. Nuk janë të mira për procesin. Do bëjmë 10 minuta pushim”, u shpreh ai.

Pas përplasjes, mbledhja u ndërpre për një pushim të shkurtër, ndërsa pritet të rifillojë për të vijuar me shqyrtimin e pretendimeve të opozitës.

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme