Politika 12 June 2025, 11:30 Nga VNA

PD-ASHM kërkojnë ripërsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun Lezhë, sot Kolegji Zgjedhor hedh shortin për trupën gjykuese

Ndaje në Whatsapp
PD-ASHM kërkojnë ripërsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun

Kolegji Zgjedhor do të hedhë këtë të enjte në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, shortin për përcaktimin e trupit gjykues lidhur me një kërkesë padi të Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore. PD-ASHM kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun Lezhë, pasi kolegji të shfuqizojë më parë vendimin nr. 94, datë 05.06.2025 të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe shfuqizimin e vendimit nr. 1313, datë 23.05.2025 të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. PD-ASHM kërkojnë ripërsëritjen e zgjedhjeve në të gjithë qarkun Lezhë, pasi pretendojnë për parregullsi.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme