Politika 11 June 2025, 16:29 Nga VNA

Rinumërimi në Dibër: Spahiu u mori 49 vota kolegëve, Gjunkshit i vodhën 17 vota

Ndaje në Whatsapp
Rinumërimi në Dibër: Spahiu u mori 49 vota kolegëve,

Procesi i rinumërimit të votave në qarkun e Dibrës ka zbuluar një situatë të pazakontë, që ka ngjallur dyshime për manipulime të brendshme në Partinë Demokratike. Numërimi nga e para i 42 kutive të votimit nuk solli ndryshim në renditjen përfundimtare të kandidatëve në listën e hapur të PD-së, por solli një korrektim të ndjeshëm në numrin e votave preferenciale, veçanërisht në garën mes Xhemal Gjunkshit dhe Përparim Spahiut.

Ankimi i bërë nga Gjunkshi, i mbështetur edhe nga Partia Demokratike, lidhej me dyshimet për manipulim të votave në favor të kolegut të tij Spahiu. Pas rinumërimit, pretendimi i Gjunkshit rezultoi pjesërisht i saktë: ai rikuperoi mbi 60 vota, duke përgjysmuar diferencën mes tij dhe Spahiut. Ky zhvillim nxjerr në pah një aspekt të pazakontë të zgjedhjeve — abuzimet e mundshme nuk kanë ardhur nga kundërshtarët politikë, por brenda vetë përfaqësuesve të PD-së, ku lufta për preferencën e votuesve është zhvilluar me intensitet të madh dhe duket se ka tejkaluar kufijtë e korrektësisë procedurale.

Kjo situatë ka prodhuar përplasje të brendshme dhe një betejë të vërtetë për çdo fletë votimi në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), ku përfaqësues të PD-së janë përballur me njëri-tjetrin për të kërkuar drejtësi në llogaritjen e votave preferenciale.

Për Xhemal Gjunkshin, kjo nuk ishte vetëm një betejë për një korrektim statistikor, por një tregues i ambicies së tij për të ardhmen politike. Edhe pse PD në Dibër fitoi vetëm dy mandate — aq sa kishte edhe lista e mbyllur — vendi i tretë në listën e hapur ka një peshë të veçantë. Ai përbën “biletën rezervë” për në Kuvend në rast se një prej deputetëve të zgjedhur largohet, jep dorëheqjen apo humbet mandatin për arsye të ndryshme.

Rikuperimi i mbi 60 votave i afron Gjunkshin më shumë me këtë skenar, duke e pozicionuar si përfituesin e parë në rast të një vakance. Kjo e ka shtuar edhe më tej ambicien e tij, duke bërë që ai, së bashku me përfaqësues të tjerë të PD-së, të kërkojë hapjen dhe rinumërimin e 180 kutive të tjera në të gjithë qarkun e Dibrës.

Nëse një proces i tillë miratohet, ai mund të hedhë më shumë dritë mbi mënyrën se si janë administruar votat brenda partisë më të madhe të opozitës, duke konfirmuar ose rrëzuar dyshimet për manipulime të brendshme. Ajo që është e qartë, është se Dibra është kthyer në një fushëbetejë politike, jo mes partive, por brenda vetë PD-së — një “masakër zgjedhore” e brendshme që nxjerr në pah tensionet dhe rivalitetin mes kandidatëve.

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme