Politika 10 June 2025, 18:52 Nga VNA

KAS rrëzon ankesën e PD për rinumërim të votave në qarqet Berat dhe Vlorë

Ndaje në Whatsapp
KAS rrëzon ankesën e PD për rinumërim të votave në

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar sot me shumicë votash ankesën e Partisë Demokratike për shpalljen të pavlefshme të rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit në qarqet Berat dhe Vlorë, si dhe për përsëritjen e procesit zgjedhor në Vlorë.

Me këtë vendim, KAS e konsideron të përfunduar shqyrtimin për këto dy qarqe, duke iu bashkuar listës së qarqeve të tjera si Kukësi, Korça, Lezha dhe Gjirokastra, për të cilat po ashtu janë rrëzuar ankimimet e depozituara nga PD.

Gjatë shqyrtimit të ankesave, KAS theksoi nevojën për paraqitje të provave konkrete, duke deklaruar se në mungesë të tyre nuk mund të vijojë një proces i gjatë dhe pa përmbajtje, të cilin e cilësuan si një “proces pa kuptim”.

Në seancën e sotme u hap edhe një kuti me vota të ardhura nga Greqia për qarkun e Beratit, por pa sjellë ndryshim të qëndrimit të KAS.

Deri më tani janë gjashtë qarqe për të cilat KAS ka përmbyllur shqyrtimin, ndërsa PD ka të drejtën të apelojë në Kolegjin Zgjedhor. Ndërkohë, gjashtë qarqe të tjera mbeten ende në proces. Për Tiranën, Fierin, Durrësin dhe Dibrën është marrë vendim për rinumërim të votave, ndërsa Elbasani dhe Shkodra janë ende në fazën e shqyrtimit.

 

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme